Sport

Robben lë lavdishëm futbollin, mësoni sa trofe i fitoj gjatë karrierës       

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 05 July 2019

Dje u dha lajmi se holandezi Arjen Robben ka vendosur ta lë futbollin në moshën 35 vjeçare, Robben gjatë karrierës ishte pjesë e shumë ekipeve të mëdha botërore mirëpo suksesin më të madh e arriti me bavarezët e Bayern Munich.

Gjatë karrierës së tij të bujshme Robben ka arritur të fitoj më shumë se 30 trofe në përgjithësi.

Arjen Robben ishte pjesë e dy klubeve holandeze Groningen dhe PSV Eindhoven për tu transferuar më pas te Chelsea në premier ligen angleze. Robben te ‘blutë e Londres’ zhvilloj gjithsej 105 paraqitje ku arriti të shënoj 19 gola, lojtari me Chelsean arriti të fitoj premier ligen angleze dy herë radhazi.

-Advertisement-

Pas Chelseat në vitin 2007 Robben u transferua te Real Madrid, ku gjithashtu arriti të fitoj La Ligën spanjolle në stinorin e ti të parë si futbollist i ‘Los Blancos’.

Në vitin 2009 holandezi la madrilenët për tu bashkuar me bavarezët e Bayern Munich, ku me këtë skuadër arriti sukseset më të mëdha si futbollist. Me Bayern Munich Robben arriti të fitoj 8 BundesLiga gjermane dhe një Champions League, ku në 201 paraqitje arriti të shënoj 99 gola.

Si statistikë interesante e futbollistit holandez është  se ka arritur të fitoj trofe me secilën skuadër që ka luajtur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera