Rozë

Rob Kardashian padit ish-bashkëshorten për sulm

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 28 September 2017

Rob Kardashian ka paditur Blac Chyna lidhur me një incident që ka ndodhur në muajin dhjetor që dyshohet se ajo e ka goditur atë në fytyrë dhe u përpoq ta mbyste atë me telin e mbushësit të i-Phone.

Ylli i reality show ka ngritur një padi kundër ish-të dashurës së tij për sulm dhe vandalizëm.

Kardashian pretendon në padinë e tij se modelja me të cilën ai ka një vajzë gati një vjeçare, ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit kur dyshohet se e sulmoi atë natën e 14 dhjetorit 2016, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Sipas padisë së Kardashian, incidenti filloi kur Chyna filloi të luante me armën e tij dhe e tregoi atë në kamerë gjatë një telefonate FaceTime me dy miqtë e tij.

Ai pretendon se ajo më vonë u përpoq ta mbyste atë me një kabllo të i-Phone, pastaj filloi ta godiste atë në kokë dhe fytyrë ndërsa po largohej, duke i shkaktuar lëndime në qafë.

Chyna dyshohet gjithashtu se ka shkaktuar më shumë se 100,000 dollarë dëme në shtëpinë e Kardashian gjatë grindjeve duke shembur dyert, duke goditur muret, duke shkatërruar një televizion dhe duke shkatërruar një telefon celular dhe orendi të tjera në shtëpi.

 

Për shkak se Kardashian po rrinte me qira në shtëpinë e motrës së tij, Kylie Jenner, ajo gjithashtu është përfshirë si paditës në padi.

Kardashian dhe Chyna janë ndarë në muajin dhejtor, madje Kardashian këtë e kishte dokumentuar përmes një videoje në Instagram duke treguar se modelja ia kishte marrë vajzën e tyre, Dream dhe ishte larguar.

Në një video të mëvonshme, ai kishte postuar sërish një video, ku shihej shtëpia që ajo e kishte zbrazur duke thënë megjithatë se “e doja çdo pjesë të asaj gruaje, dhashë çdo gjë pëe të”, por poashtu e kishte akuzuar edhe për tradhti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera