Lajme

Rizvanolli takon zyrtarin evropian të Energjisë, flasin për gjendjen me rrymë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 June 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Evropë, Artur Lorkowski dhe delegacionin e tij.

Sipas komunikatës për media, në takimin mes tyre u diskutua për gjendjen aktuale të energjisë elektrike në Kosovë dhe investimet që e presin vendin tonë në këtë sektor.

Rizvanolli theksoi se, sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Evropë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese të rëndësishme, përfshirë këtu edhe rreth kornizës ligjore dhe menaxhimit të krizës energjetike, për çfarë edhe e falënderoi zotin Lorkowski për përkrahjen.

-Advertisement-

Gjatë takimit, po ashtu u trajtuan edhe çështjet më të rëndësishme aktuale të energjisë, në veçanti për Planin Kombëtar të Kosovës për Energji dhe Klimë (NECP), Harmonizimin e Politikave Mjedisore me Politikat Evropiane (ETS) dhe Marrëveshjen për Tregun e Energjisë Elektrike.

Përveç kësaj, me theks të veçantë u diskutuan edhe sfidat aktuale dhe proceset e lehtësimet që mund të ofrojë Bashkimi Evropian në rrugën drejt transformimit energjetik të vendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera