Rizvanolli: Stratetgjia e Energjisë, vizion për energji të pavarur

Autori: Gazeta inFokus
21:13 | 27 June 2023
Minsitrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në “RTK Prime” ka folur për çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik, në shumë sfera të zhvillimit të saj, qoftë në atë të energjisë, në ndërmarrjet publike, etj.
Ajo vuri theksin më shumë në fushën e energjetikës, që gjatë sezonit të dimrit ka pasur probleme të theksuara në furnizim, duke premtuar në realizimin e projekteve, si dhe strategji që çojnë në zgjidhjen e këtij problemi. Kështu, ministrja Rizvanolli përmendi strategjinë energjetike, e cila kohëve të fundit është miratuar edhe në Kuvendin e Kosovës.
“Stratetgjia e Energjisë 2022-2031, që tanimë është miratuar në Kuvendin e Kosovës është një strategji që ka një vizion të qartë drejt një sigurie energjetike, pavarësisë energjetike, por edhe në energjinë më të pastër, të bazuar më shumë në burime të ripërtëritshme të energjisë, veçanërisht ato të erës e ato solare”, deklaroi Rizvanolli, teksa shtoi se një sërë projektesh kanë nisur rrugën e zbatimit.
Ministrja Rizvanolli bëri të ditur se për energjetikën ka vizituar edhe qendrat e Kosovës, ku është konsultuar edhe me publikun, si dhe me OJQ-të, por edhe me shtresa të tjera të shoqërisë, akademikë, deputetë, etj.
“Mund të them se ka një konsensus të gjerë lidhur me atë se ku duam të shkojmë e gjithashtu edhe për objektivat strategjike të Strategjisë”, vuri në dukje ministrja Rizvanolli në “RTK Prime”.
Ndërkaq, për krizën energjetike në dimrin e kaluar, ministrja Rizvanolli tha se është tejkaluar suskesshëm, falë edhe qytetarëve tanë, të cilët kanë mirëkuptuar situatën dhe kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit në kursimin e energjisë elektrike.
Rizvanolli shtoi se në kohën kur po bëjmë politikbërjen nuk mudn të injorojmë trendet globale dhe strategjia jonë e energjisë, nga njëra anë i merr parasysh ato që i kemi si pasuri natyrore, por me këmbë në tokë shikon kah e ardhmja.

Të tjera
-
Xhaferi i LDK-së: Nuk hyjmë në koalicion me LVV-në sepse jemi tradhtuar një herë
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve ...
-
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla – Berishës: Ke bashkëpunuar me Millosheviçin kundër Kosovës
Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me kreun e PD, Sali Berisha kët...
-
Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka k...
-
Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Ministri i Financave, Punë dhe Transfereve, njëherësh deputet Hekuran Murati ...
-
Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve
Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënsht...
-
Zgjedhjet e 12 tetorit, nis periudha për certifikim të partive dhe dorëzimin e listës të kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për aplikim...
-
Aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash, Prokuroria Speciale ia sekuestron pasurinë rreth 400 mijë euro
Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë k...
-
Zvicra ashpërson masat për bashkimin familjar
Këshilli Federal ka prezantuar më parë masa të tjera, të tilla si rregullore ...
-
Pamje nga vendi ku vdi*q i moshuari në Ferizaj
74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj...
-
Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë...
-
Ferizaj: 74-vjeçari vd*es në rrugë, policia jep detaje
Një burrë i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën sot në një rrugë në Ferizaj, sh...
-
Ymeri dorëzon kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale: Dyshime për manipulim të tregut të energjisë dhe luftë ekonomike nga Serbia ndaj Kosovës
Inxhinierja Janina Ymeri ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kërkesë formale ...