Ekonomi

Rizvanolli: Qytetarët e interesuar për pompat e ngrohjes dhe sistemet e peletit do të përfitojnë qeveria

Autori: Gazeta inFokus 17:22 | 27 May 2022

Ministrja Rizvanolli theksoi se problemet e grumbulluara që kanë ardhur si pasojë e veprimeve të gabuara apo edhe mosveprimeve nuk mund të rregullohen brenda një viti.
Në këtë kuptim, ajo shpjegoi se dimri i ardhshëm dhe temperaturat e ulëta të tij kërkohet të trajtohen me kursim të energjisë dhe masa për efiçencën e energjisë.

Këto komente, Artane Rizvanolli, i bëri gjatë #Kallxopernime.

“Duhet të jemi vigjilent të bëjmë aq sa mundemi për dimrin që po vjen. Kursimi i energjisë, eficensa e energjisë mbeten mënyra kryesore për tu përballur me këtë dimër”, tha ajo.

-Advertisement-

“Nëse e shihni edhe planin RePowerEU, të Bashkimit Evropian, gjithashtu parashihet që kursimi i energjisë dhe rritja e efincesës së energjisë janë mënyrat e vetme dhe më të mirat për tu përballur me sfidat që po vijnë”, theksoi Rizvanolli.

Megjithatë, ministrja theksoi se Qeveria do të mbështesë në muajt e ardhshëm disa masa për efiçiencën e energjisë.

Më në detaje, Rizvanolli përmendi se deri në 15 milionë euro do të përdoren për të tërhequr investime në pompa termike si dhe në sistemet e peletit.

“Kur flasim për mënyrën e mbështetjes në sektorin e eficensës duhet ta kemi parasysh se flasim në njërën anë për subvencionim direkt, dhe për këtë ne kemi planifikuar se gjatë kësaj periudhe, gjatë muajve të ardhshëm të ndajmë 10 deri në 15 milion euro të cila do të përdoren për të nxitur investimin në forma më eficente të ngrohjes sic janë pompat termike dhe sistemet me pellet”, tha ajo në #KALLXOPERNIME, përcjell Kosovo.energy.

“Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se investimet në eficensë të energjisë nuk janë vetëm investime apo nuk janë tërësisht investime publike”, tha Rizvanolli.

“Aktualisht ka skema përmes bankave dhe 5 milion euro këtij fondi do t’i shtohen me donacion të qeverisë daneze në marrëveshjen e nënshkruar sëfundmi”, tha ajo në #KALLXOPERNIME, përcjell Kosovo.energy.

“Janë skema të kredive ku një pjesë, 15 deri në 20%, e vlerës së investimit në pajisje eficente ose në izolim të shtëpisë dhe të tjera, është grant ndërsa pjesa tjetër konsumatorët mund ta financojnë nga kredia”, sqaroi Rizvanolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera