Rizvanolli jep informacione për tërheqjen e Kosovës nga projekti për gazin
Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 04 October 2021
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë informacione për tërheqjen e vendit nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit e Qeverisë së SHBA-së (MCC).
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ajo ka thënë se disa investitorë nuk kanë shprehur interesim për investim, derisa disa të tjerë kanë vënë kushte të pafavorshme për vendin.
Po ashtu, ajo ka thënë se e kanë pasur të paqartë se çfarë efekti do të kishte kjo në çmimet për konsumatorët.
Sipas saj, në disa parallogaritje që kanë bërë ka dalur se 40 euro është çmimi vetëm për një megawat, që i bie 30 për qind më shtrenjtë se kostoja aktuale.
“Së pari kosto totale prej 379 milionë dollarë e cila është paraparë nga investim i Kosovës, grand nga MCC’ja 100 milionë dollarë, ndërsa 279 milionë dollarë apo 75 për qind në pronësi të një investitori të huaj. Kjo kosto kontigjencën e ka pasur 20 për qind që do të thotë ka mundur të shkojë deri në 455 milionë dollarë. Nuk ka qenë i qartë efekti në çmimet për konsumatorët. Sipas disa përllogaritjeve, 40 euro për një megawat ka qenë vetëm kosto e paraparë e gazit që është më e shtrenjtë 30 për qind se kosto aktuale. Është pritur që së paku dy herë të rritet çmimi i kostos. Ndërsa, investitorët që janë intervistuar, disa prej tyre nuk kanë shprehur interesim për investim. Invensistorët që kanë treguar interesim kanë treguar interesim me kushte të pafavorshme. Kanë kërkuar kthim të investimit për vetëm 10 vite, kanë kërkuar një marrëveshje për blerje për 10 vite”, ka deklaruar ajo.
Rizvanolli ka thënë se Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën
Ndërsa, sipas saj kosto në këtë fazë nuk ka qenë e qartë sepse studimi i fizibilitetit ka qenë ende duke ndodhur dhe studimet e fizibilitetit janë ende duke ndodhur.
“Fondet e MCC nuk kanë qenë të alokuara për infrastrukturë gazi specifikisht. Kanë qenë të alokuara për një program për Kosovën. Energjia është përzgjedhur si sektorë për arsye se në vitin 2016 MCC ka bërë së bashku me Qeverinë e Kosovës një hulumtim i cili ka treguar se energjia është sektor problematik që përbën një pengesë për zhvillim ekonomik në Kosovë. Ka mundur të ketë edhe projekte tjera, qeveritë e kaluara e kanë përzgjedhur infrastrukturën e gazit si opsionin më të mirë sipas tyre. Projekti i dizajnuar nga qeveritë e kaluara dhe MCC ka paraparë që gazsjellësi Shkup-Prishtinë, një gyp transminsioni me kosto 104 milionë dollarë të ndërtohet me kredi nga BERZH’i dhe Grand ËBIF. 80 për qind kredi nga BERZH’i që do ta merrte Qeveria e Kosovës dhe 20 për qind nga Grand ËBAF”, ka shtuar ajo.
Rizvanolli ka deklaruar se si rezultat kosto e gazjellësit nuk është e qartë pasi parashihet me një kontigjencë 40 për qind, që do të thotë kjo kosto 104 milionë dollarë mund të ngritet deri 145.6 milionë dollarë.
“Gazjellësi nuk lidhet me projektin e MCC’së. Financimi për gazjellësin nuk ka pasur të vij nga projekti i MCC. Kjo është pjesë e cila mund të realizohet siç ka qenë e paraparë me BERZH’in dhe ËBIF nëse ne vendosim. Gypat e distribucionet për Sharcem dhe Feronikel 4 milion dhe 20 milionë dollar. Kjo ka qenë e paraparë të financohet me grand të MCC’së. Në këtë pikë kemi pasur dilema për arsyeshmërinë ekonomike. Nuk ka qenë e qartë nëse këto firma kanë interesim dhe sa do të zgjidhte problemin e tyre. Javën e kaluar bashkë me ministrin Murati personalisht i kemi takuar përfaqësuesit e Feronikelit të cilët na kanë njoftuar se vetëm për ngrohje do të mund ta përdornin gazin do të thotë të mbulonin vetëm 15 për qind të kërkesës së tyre për energji elektrike. Ndërsa ne po flisnim për 20 milionë dollarë të taksapaguesve amerikanë për ta paguar gypin deri te Feronikeli. Pastaj është paraparë një termocentral me gaz prej 250megaëat për kërkesë bazë dhe 98.5 MW rezervë terciale”, ka shtuar ajo.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...