Rizvanolli: Hera e parë që perëndimi nuk po na portretizon si “nxënës të mirë”

Autori: Gazeta inFokus
21:57 | 29 June 2023
Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kritikuar perëndimin në vlerësimet e tyre ndaj Kosovës.
Rizvanolli ka folur për qasjen e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me situatën e tensionuar në pjesën veriore të Kosovës.
Në një intervistë dhënë për gazetën zvicerane “Le Temps”, Ministrja Rizvanolli ka folur për kritikat e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Qeverinë e Kosovës, duke thënë se kjo është hera e parë që Perëndimi s’e portretizon Kosovën si “nxënëse të mirë”.
“Më mirë do të thoja që është hera e parë që nuk na portretizojnë si nxënës të mirë, është një nuancë e rëndësishme. Ajo që po themi shumë qartë është se ne duam një vend në të cilin gjithë këtë progres, ekonomik, demokratik, duhet ta ndajnë të gjithë qytetarët e Kosovës, qofshin ata serbë, shqiptarë, romë apo ashkali. Gjithçka që po ndodh, në fakt, sikur ne po paguajmë çmimin e dëshirës për të qetësuar regjimin serb. Megjithatë, kjo është veçanërisht shqetësuese pikërisht në momentin kur komuniteti ndërkombëtar kupton se po vuan sot pasojat e një dëshire tepër të madhe për qetësim përballë Rusisë së Vladimir Putinit”, ka thënë ndër të tjera ministrja Rizvanolli.
E para e Ekonomikë kosovare ka thënë se qytetarëve serb që jetojnë në veriun e vendit po iu bëhet presion dhe po kërcënohen nga forcat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Në veri të Kosovës, krimi i organizuar ka mundur të lulëzojë në këto komuna dhe laboratorët e drogës apo kontrabanda ilegale përfitojnë veçanërisht nga fakti që nuk paguhet rryma në këto komuna për njëzet e katër vjet, gjë që është krejtësisht e paimagjinueshme. Qytetarëve serbë të Kosovës janë duke iu bërë presion dhe kërcënime nga forcat e presidentit serb Vuçiç që të mos marrin pjesë në zgjedhje. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që zgjedhjet e ardhshme të zhvillohen në siguri të plotë për kandidatët, por edhe për votuesit”, ka thënë Rizvanolli.

Të tjera
-
Raportohet se presidentja Osmani pritet ta caktojë këtë javë datën për zgjedhjet lokale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që brenda kësaj jave të shpallë d...
-
VV jep sinjale se nuk e ndryshojnë emrin e të propozuarës për kryekuvendare: Albulena Haxhiu ka mbështetjen e plotë të partisë
As për herën e 25-të Kuvendi i Kosovës nuk u konstituua. As dje, kandidatj...
-
Tërmete me magnitudë 6.2 dhe 5.8 pranë Rodosit dhe në Turqi
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 ballë goditi gjatë natës pranë ishujve...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Cana: Besnik Bislimi po e vendos Kosovën në nivelin e shteteve joserioze, po e dëmton imazhin
Ish-diplomati Edon Cana ka folur në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik...
-
Krejt çka ndodhi dje në takimin mes Bislimit dhe Sorensen: Nga vonesat e ekipit serb te temat kyçe për kufirin, energjinë e Luginën
Kryengociatori kosovar për dialog, Besnik Bislimi, dje është takuar në Brukse...
-
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Nesër pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Sipas Institutit...
-
Mustafa i PDK-së i reagon Muratit për pagat: Manipulativ dhe hipokrit
Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një post...
-
LDK propozon subvencion emergjent për “Pastrimin”, PDK dhe LVV votojnë kundër
Shefja e Grupit të Asambleistëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës,...
-
Identifikohet trupi i pajetë që u gjet para banesës në Prishtinë
Një grua është gjetur pa shenja jete para hyrjes së shtëpisë së saj mëngjesin...
-
Murati flet për rritje historike të pagës mesatare në sektorin privat, s’e përmend inflacionin
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke c...
-
Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte rënë nga dritarja pas një mosmarrëveshje me djalin e tij
Në seancën e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Endrit...