Rizvanolli del me një njoftim të ri për situatën në “Ibër Lepenc”: Kanë përfunduar intervenimet në kanalin e dëmtuar, pritet të ketë reduktime të ujit
Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 02 December 2024
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë detaje të reja për situatën në “Ibër Lepenc” pas situatës së krijuar nga shpërthimi që është bërë nga bandat kriminale.
Ministrja ka njoftuar sot se komunat që furnizohen me ujë nga “Ibër Lepenci” mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.
Të dashur qytetarë,
Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike.
Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.
Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme.
Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë.
Falemnderit ekipit të Ibër Lepencit dhe kontraktorit për punën në kanal, dhe Ministrit Xhelal Sveçla dhe Zëvendësministrit Hysen Durmishi që kanë përcjellur nga afër punën në terren gjatë gjithë natës.
Të tjera
-
Zëdhënësja e BE’së: Kallas nesër takon liderët e Kosovës dhe Serbisë
Zëdhënësja e BE-së, Anitta Hipper në konferencë për media ka njoftuar se ditë...
-
Dy të rinj nga Kosova kapen me mijëra euro dhe franga në Morinë
Në pikën doganore të Morinës, dy të rinjve nga Kosova u janë sekuestruar shum...
-
Memli Krasniqi prezanton gazetarin e njohur, Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për deputet
Gazetari i njohur kosovar, Drin Ejupi i është bashkuar listës së kandidatëve ...
-
Dështimi i premtimit për ndërtimin e çerdheve – Nagavci akuzon opozitën se i prishi punë
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur rreth ndërtimit të çerdheve në ...
-
Faton Peci tenton ta ‘përvetësojë’ figurën e Ibrahim Rugovës, i kapet LDK’së në Kuvend
Faton Peci, ministër i Bujqësisë, në Kuvendin e Kosovës ka përmendur figurën ...
-
“I paaftë”, “Hajn”, – Tahiri e Gashi “gozhdojnë” Rrustemin e VV-së pas kritikave
Pas kritikave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Adnan Rrustemi, nd...
-
Hykmete Bajrami reagon përsëri për kontratat njëburimore të qeverisë: Janë burim i korrupsionit, ata që nuk pranojnë auditimin e tyre janë të korruptuar
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar kon...
-
Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend pas 1 viti mungesë: Do vazhdoj betejën time deri në fitore
Kryetari i PD, Sali Berisha rikthehet nesër në Kuvend, pas rreth 1 viti munge...
-
Arrestohet edhe një i dyshuar për sulmin në veri, policia konfiskon një numër të madh të granatave, armëve e mjete të tjera
Është arrestuar edhe një i dyshuar për sulmet në veri të vendit me inicialet ...
-
Gërvalla do të marrë pjesë në takimin e Komitetit për Punë të Jashtme në PE
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika...
-
Kurti: Kemi indikacione se sulmi u krye nga grupe të dirigjuara nga Serbia
Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me...
-
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje Prokurorisë për ta intervistuar Kadrijajn
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u akuzua nga deputetja e AAK-së, Time...