Lajme

Rizvanolli del me një njoftim të ri për situatën në “Ibër Lepenc”: Kanë përfunduar intervenimet në kanalin e dëmtuar, pritet të ketë reduktime të ujit

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 02 December 2024

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka dhënë detaje të reja për situatën në “Ibër Lepenc” pas situatës së krijuar nga shpërthimi që është bërë nga bandat kriminale.

Ministrja ka njoftuar sot se komunat që furnizohen me ujë nga “Ibër Lepenci” mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.

Të dashur qytetarë,

-Advertisement-

Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike.

Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme.

Intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës. Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme.

Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë.

Falemnderit ekipit të Ibër Lepencit dhe kontraktorit për punën në kanal, dhe Ministrit Xhelal Sveçla dhe Zëvendësministrit Hysen Durmishi që kanë përcjellur nga afër punën në terren gjatë gjithë natës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera