Lajme

Rizvanolli arsyeton masat emergjente: Kriza energjetike po shkaktohet nga kriza në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 08 November 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se ka thënë kriza energjetike në vend po shkaktohet si pasojë e luftës që po zhvillohet në Ukrainë e Rusi kjo pasi importi i energjisë varet nga Rusia, shkruan Gazeta Infokus.

“Kriza në Evropë qe po shkaktohet prej kërkesës të importit dhe eksportit. Lufta në Ukrainë e Rusi ne po kemi pasoja sepse nuk kemi kapacitete për tu furnizuar vet na e dimë qysh kemi ardhur në këtë gjendje ne jemi te varur prej importit”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo u pyet nga deputetët se pse këto masa për krizë energjetike po shpallen për gjashtë herë radhazi.

-Advertisement-

Derisa, Rizvanolli u përgjigj duke thënë se masat janë shpallur vetëm dy herë e që zgjatja e këtyre masave bëhet në raste nevoje dhe gjithmonë janë të parapara me ligj.

“Masat janë shpall dy herë e janë vazhduar nuk janë shpallë gjashtë here ne i zgjatim këto masa duke pasur parasysh ligjin”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera