Lajme

Riza Smaka: Ja kush mund ta formoj Qeverinë e re!

Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 14 June 2017

Profesori i së drejtës Kushtetuese, Riza Smaka në një prononcim për Gazeta Blic ka thënë se PAN-i duhet të tentojë ta formojë Qeverinë.

“Tash në parim do të duhej që PAN-i, koalicioni i parë që ka dalë nga zgjedhjet duhet të tentonte për ta formuar Qeverinë . Kjo është një. Dy, atëherë do të duhej të pasonte koalicioni që ta kishte numrin e nevojshëm, bie fjala 61 vota”, tha Smaka.

Mirëpo, sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka prishur marrëveshjen, duke i dhënë kështu prioritet vetëm koalicionit që ka dal fitues.

-Advertisement-

“Do varet edhe nga vlerësimi diskrecional i presidentit. Ekziston mundësia që ai do të kërkojë shpjegim plotësues nga Gjykata Kushtetuese. Kështu do të duhej të ishte, ama Gjykata Kushtetuese e ka miratuar një aktgjykim në harmoni me politikat, por jo edhe me kushtetutën që i ka pas dhënë prioritet ekskluziv koalicionit të parë (2014 v/j.) që ka dalë nga zgjedhjet me numër të madh” tha Smaka në prononcimin e tij për GazetaBlic.

Ndryshe, zgjedhjet janë mbajtur me 11 qershor, ku e para në këto zgjedhje ka dalë koalicioni PAN, e dyta Lëvizja Vetëvendosje dhe e tretat LAA.

PAN pavarësisht pse ka dalë e para në zgjedhje, nuk i ka votat e mjaftueshme që ta formoj i vetëm qeverinë. Ndryshe, për formimin e Qeverisë, nevojiten të paktën 61 vota.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera