Sport

Rivaldo: “Neymar duhet të transferohet në Real Madrid”

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 04 July 2018

Legjenda braziliane Rivaldo ka deklaruar për Bild, se  Neymar duhet të transferohet në Real Madrid nëse dëshiron të fitojë Topin e Artë, shkruan GazetaFokus

“Në Paris Saint-Germain, me një trajner të ri si Thomas Tuchel, kurrë nuk do të jetë lojtari më i mirë në botë “, ka thënë Rivaldo.

LEXO EDHE: Real Madrid me deklaratë zyrtare për Kylian Mbappe

-Advertisement-

46-vjeçari brazilian, i cili luajti në Spanjë për Barcelonën nga viti 1997 deri në vitin 2002, tha se kalimi i Neymar në Real Madrid do të ishte një  ndryshim i madh.

TVE njoftoi të hënën se Real Madrid kishte bërë një ofertë prej 310 -milion euro për Neymar. Por Real Madrid lëshoi një deklaratë që mohon këtë lajm.

26-vjeçari brazilian ka shënuar deri tani dy gola në Rusi dhe do të luajë në çerekfinale kundër Belgjikës në Kazan ditën e  premtë. /GazetaFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera