Lajme

I riu shokon italianët, bën selfie pas një aksidenti me tren

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 05 June 2018

Një grua kanadeze u përplas nga treni para disa ditësh në Italinë Veriore, ndërsa menjëherë në ndihmë të saj shkuan shërbimet e emergjencës, që tentuan t’i japin ndihmën e parë.

Por ndërkohë që viktima po merrte ndihmën e parë, ajo që ra në sy ishte një i ri, që kishte nxjerrë telefonin dhe po bënte selfie, me viktimën në sfond.

Një reporter i një agjencie lajmesh arriti të fotografojë momentin kur i riu po bënte selfie dhe e postoi atë nën diçiturën “Kemi humbur plotësisht sensin e etikës”.

-Advertisement-

Lajmi bëri xhiron e botës, ndërsa autoritetet ndaluan të riun dhe i kërkuan që të heqë nga rrjetet sociale selfien e shkrepur menjëherë pas aksidentit.


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera