Sport

Rita Zeqiri fiton medaljen e artë në garën ndërkombëtare të triatlonit

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 13 June 2021

Rita Zeqiri ka fituar medaljen e artë në garën ndërkombëtare të triatlonit “Tirana Triathlon 2021”, konkurrenca e femrave, që u mbajt sot në Tiranë.

Suksese arriti edhe Albion Ymeri, duke dalë i katërti, kurse Valon Binakaj i shtati, konkurrenca e meshkujve, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Pjesëmarrës ishin garues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera