Rita vjen në Kosovë, buxheti për dhjetëvjetorin miratohet javën e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 09 February 2018
Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kjo po e rrezikon edhe ardhjen e Rita Orës, këngëtares me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova.
Gazeta Express ka kontaktuar me këshilltarin e presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili është pjesë e Këshillit Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, i cili ka rikonfirmuar gatishmërinë e këngëtares Rita Ora për të kënduar më 17 shkurt në Prishtinë.
“Buxheti është vetëm çështje procedurale, i cili besojmë se do të aprovohet javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kontakt me ekipin dhe familjarët e Ritës dhe dje na është rikonfirmuar sërish që Rita dhe ekipi e saj janë gati për të ardhur në Prishtinë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, për Kosovën dhe qytetarët tanë. Një koncert i një ylli botëror siç është Rita natyrisht që ka edhe shpenzime dhe asnjë kompani vendore nuk ka kapacitete ta organizojë pa bashkëpunim me kompani të tjera rajonale. Rita, ritheksoj, po vjen për qytetarët dhe ka kërkuar që i gjithë koncerti të jetë i hapur, pa bileta, pa pare.
“Ne si Këshill Organizativ, i cili kemi qenë në përbërje të të gjitha institucioneve më të larta në vend, e kemi kryer punën tonë, ndërsa tash vendimmarrja është në duar të institucioneve ekzekutive, të cilat i kanë procedurat e veta”, ka thënë Behramaj.
Ai ka thënë se kësaj situate nuk i nevojiten spekulimet, sepse kjo çështje do të kryhet sapo të thirret mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, në javën e ardhshme.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat për krime lufte, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare ...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...
-
Kurti në Berlin flet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime në Gjermani ku po mer...
-
Gërvalla falënderon kolegët për unitetin e arritur në çështjen e Këshillit të Evropës
Zëvdendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donik...