Lajme

Rita uron 11 vjetorin e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 17 February 2019

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë vit edhe pse nga larg, Rita uroi popullin e Kosovës dhe shprehu gjithë dashurinë e saj përmes një postimi në Instagram.

Ora po ashtu tha se kënga “Shine Your Light” të cilën e realizoi në vitin 2012 në Kosovë, është pjesë e kujtimeve të saj më të mira, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë. Shkëlqe çdo ditë – Unë realizova videon “Shine Your Light” në vitin 2012, një nga kujtimet e mia më të mira. Të dua shumë”, ka shkruar Ora në Insagram.

Vitin e kaluar, koncerti i Rita Orës ishte epiqendra e festës së 10-vjetorit të Pavarësisë. Ajo performoi në sheshin “Skëndërbeu” rreth 40 minuta mbrëmjen e 17 shkurtit të vitit 2018.

Numri i pjesëmarrësve në këtë koncert mendohet të ketë arritur në 300 mijë qytetarë.

Për gjithë ata që kishin vendosur ta ndiqnin nga afër koncertin e saj, ajo kishte bërë një befasi.

Së bashku me ekipin e saj të valltarëve nisën vallen e Rugovës, të cilën e kishte realizuar përmes një kombinimi me këngën e saj. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera