Rozë

Rita rrëfen për sëmundjen vrastare të nënës së saj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:44 | 15 May 2017

Një portret i këngëtares së njohur me famë botërore Rita Ora, ka mundësi të shitet për më shumë se 23.000 euro në një ankand privat.

Këngëtarja ka dhënë leje për shitjen e kësaj pikture, paratë e së cilës do të shkojnë për fondacionin e Shoqatës së Kancerit të Gjirit, për të nderuar nënën e saj Verën e cila është e mbijetuar nga kjo sëmundje.

Këngëtarja e njohur , është fotografuar së bashku me artistin e kësaj vepre i cili njihet me nofkën Endless, transmeton Gazeta Express.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se gjithmonë ka dashur të bëjë diçka për t’iu ndihmuar grave që vuajnë nga kanceri në gji.

Rita nënshkroi veprën e artit pasi ajo shpjegoi se ajo gjithmonë ka dashur të bëjë diçka të pazakontë për një bamirësi të kancerit të gjirit.

Kur këngëtarja ishte vetëm 15 vjeç, nëna e saj u diagnostikua me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Por Vera u trajtua me sukses dhe ka vazhduar të jetë mbështetja kryesore e Rita gjatë gjithë karrierës së saj .

“Gjithmonë kam dashur të bëj diçka të pazakontë për të mbledhur para për një bamirësi të kancerit të gjirit”, kishte deklaruar Rita.

“Unë dua të nderoj nënë time dhe të kontribuoj në financimin e hulumtimeve për këtë sëmundje të tmerrshme. Arti ka qenë gjithmonë një pasion i imi dhe diçka që unë dua të vlerësoj në kohën time të lirë. Ideja e përdorimit të artit për të mbledhur para për një arsye bamirësie erdhi nga zemra ime shumë natyrshëm”, kishte përfunduar Rita.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera