Rita po vjen, Rita s’po vjen
Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 12 February 2018
Asgjë duket se nuk po i ecë mbarë Qeverisë së Kosovës në 10 vjetorin e pavarësisë. Koncerti i parë me të cilin do të hapej festa dhjetë ditore e një dekade të Kosovës shtet u anulua pa dhënë ndonjë shpjegim, dekorimet në sheshin kryesor të Prishtinës u dëmtuan nga era, shkruan Infokusi.com
Edhe flamuri Kosovës në përmasa gjigante u hoq nga objekti i Qeverisë pasi u dëmtua nga era, derisa të gjitha institucionet qendrore janë dorëzuar para kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për vendosjen e flamurit të shtetit më të ri në Evropë tek rrethi në Prishtinë.
E kulmi i të këqijave në prag të kësaj feste duket të jetë anulimi i koncertit të këngëtares me famë botërore, Rita Ora.
Krejt kjo pasi Kabineti i kryeministrit, Ramush Haradinaj nuk është mbledhur për të ndarë buxhet për organizimet e 17 shkurtit.
Deri tani vetëm vendosje e dekorimeve në qendër të Prishtinës ka filluar dhe mbaruar në kohën e planifikuar. Gjithçka tjetër ose nuk kishte nisur fare ose kishte dështuar në hapin e parë.
Të shtunën (10 shkurt) ishte planifikuar nisja e programit festiv, me një koncert gjigant. Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë ishte vendosur bina ndërsa ekipe teknike dhe policë të Kosovës shiheshin gjithandej por ata që mungonin ishin qytetarët dhe këngëtarët.
U lajmërua se koncerti dështoi për shkak të motit me shi por u vë në dyshim edhe mospjesëmarrja e këngëtarëve të paralajmëruar për atë natë.
Paralajmërimi se Rita Ora më 17 shkurt do të vije në Kosovës është një tjetër dështim i Qeverisë së Kosovës.
Zëvendësimi i flamurit kombëtar me atë të Kosovës nuk ka ndodhur ende në vendin e quajtur te rrethi në Prishtinë. Pavarësisht që u paralajmërua se ky zëvendësim do të ndodhë shumë shpejtë./INFOKUSI/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...