Lajme

Rita Ora uron Distria Krasniqin me një mesazh emocionues në gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 24 July 2021

Suksesi i Distria Krasniqit ka bërë krenar çdo shqiptar në mbarë globin.Edhe ylli i muzikës shqiptare në arenën ndërkombtare, Rita Ora, ka ndarë kohë për të uruar, Distria Krasniqin për medaljen e artë olimpike.

Distria siguroi medaljen e parë të saj olimpike dhe të dytën në histori të Kosovës pasi mposhti në finale me Wazzari japonezen, Tonaki Funa.

Rita Ora e ka uruar xhudisten e Kosovës përmes një postimi në Instagram.“Urime, Distria Kosova lë gjurmë në ‘Tokia 2020’. Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë olimpike”, ka shkruar Rita Ora./GazetaBlic/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera