Rozë

Rita Ora publikon fotografi nga vizita e saj në bjeshkët e Rugovës

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 15 May 2023

Dje (e diel) ka qenë dita ndërkombëtare e nënave.

Me këtë rast, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka gjetur rastin të urojë nënën e saj përmes Instagramit.

Ajo ka publikuar një fotografi të nënës së saj, Vera Sahatçiu – Ora, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Urime Dita e Nënave për mbretëreshën Vera Ora”.

-Advertisement-

Foto: Rita Ora/InstaStory

Tutje, 32-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj një tjetër fotografi të realizuar në fëmijërinë e saj të hershme, duke pozuar në prehrin e nënës së saj.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Dhe Rita e përmbylli serinë e saj të postimeve me një fotografi familjare, të realizuar gjithashtu në fëmijërinë e hershme

Bëhet fjalë për një fotografi të realizuar nga familja gjatë një vizite në Rugovë të Pejës, në një nga pushimet e tyre verore që bënin në Kosovë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Familja e këngëtares me famë ndërkombëtare përndryshe kanë edhe origjinën nga qyteti i Pejës, ndërsa Rita është lindur në Prishtinë dhe ka qenë vetëm një vjeç kur familja e saj emigroi në Mbretërinë e Bashkuar. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera