Rita Ora për median kolumbiane: Jam shumë krenare për origjinën time
Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 08 February 2020
Rita Ora është një nga të ftuarat për të performuar në festivalin “Estéreo Picnic 2020”, në Kolumbi.
Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për median e njohur amerikano-jugore, “SHOCK’.
Ajo ka rrëfyer shumë nga jeta dhe karriera e saj, ndërsa nuk ka hezituar të flasë me krenari edhe për Kosovën, duke e cituar si krenarinë më të madhe të saj, transmeton KultPlus.
Kjo gazetë i ka dedikuar një shkrim të gjatë historisë së Kosovës, një vend që njihet shumë pak në Amerikën e Jugut.
“Rita Ora njihet si interpretuese e shumë hiteve, që e kanë ngjitur atë në majat e top listave të Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm.
Kur Rita ishte fëmijë, në vitin 1991, familja e saj la Kosovën e tyre amtare në kuadër të Luftës Ballkanike.
Në atë kohë, Kosova ishte subjekt i autoritetit serb. Në vitin 1998, shpërtheu konflikti midis forcave serbe dhe shqiptarëve.
Pas një lufte që la më shumë se 13mijë të vdekur, vendi arriti pavarësinë në vitin 2008. Me një popullsi prej 1.8 milionë njerëz, Kosova ka PBB-në më të ulët për frymë në Evropë”, thotë media e njohur kolumbiane.
“Për të arritur këtu duhej një udhëtim i gjatë. Por unë mendoj se është vetëm fillimi i një udhëtimi të jashtëzakonshëm për vendin tonë”, është shprehur Rita për median kolumbiane.
Në një nga pyetjet e intervistës, Ora foli rreth albumit të saj “Phoenix”, i cili erdhi gjashtë vite pas publikimit të albumit të parë, kjo për shkak të një beteje të gjatë ligjore.
“Ndihej si fundi i një kapitulli dhe fillimi i një kapitulli të ri dhe emocionues. Një nga ndjenjat më çliruese për mua është të këndosh dhe të krijosh muzikë.
Ky album ishte një punë me dashuri dhe ishte e rëndësishme ta bëja atë në mënyrën time. Vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e atyre që kanë punuar me mua në album dhe më lejuan të krijoj diçka që më bën krenare.
Ata më dhanë hapësirë dhe liri për të krijuar diçka nga zemra. Ndonjëherë ishte disi sfiduese dhe euforike. Jam krenare dhe mirënjohëse për udhëtimin që shijova me këtë album”, tregoi ajo.
Përveç muzikës, moda është një nga pasionet e saj. Këngëtarja shqiptare tregoi se si ka arritur që ta krijojë dhe mbajë gjatë gjithë këtyre viteve stilin e saj të veçantë.
“Mesa e mbaj mend, moda ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe mendoj se gjithmonë do të jetë kështu. Duke u rritur, unë nuk kam pasur qasje në kaq shumë stilistë të mahnitshëm, kështu që krijova pamjen time duke kombinuar stilin tim. Këtu lindi dashuria për të eksperimentuar me stilin tim. Për mua, moda është liri dhe një mënyrë për të shprehur veten. Nuk ka rregulla, që më duken shumë të fuqishme”, tha këngëtarja shqiptare.
Teksa pyetet se sa i rëndësishëm është aktivizmi në vendin e saj, Rita këtu kujtoi vizitën e fundit që realizoi në Kosovë me UNICEF-in vitin e kaluar.
“Është gjëja më e rëndësishme për mua. Jam ndjerë më shumë se e nderuar që jam zgjedhur për të përfaqësuar UNICEF-in. Në udhëtimin tim të fundit në Kosovë pashë nga dora e parë punën e madhe që UNICEF bën në vendin tim dhe unë jam më e vendosur se kurrë që të përdor pozicionin tim për të mbështetur fushatat në vendin tim”, ka treguar Rita.
Gjithashtu Rita është shprehur se nëna e saj, Vera Sahatçiu-Ora, është modeli i saj, ku ajo frymëzohet gjithmonë.
“Nëna ime është personi më frymëzues dhe mahnitës që njoh. Familja ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjëja më e rëndësishme në jetën time. Ne kemi qenë gjithmonë afër dhe mbështetemi shumë tek njëri-tjetri”, ka thënë Rita.
Në pyetjen e fundit të kësaj interviste, Rita Ora ka theksuar edhe njëherë se çfarë do të thotë për të vendi i origjinës.
“Jam shumë krenare për origjinën time dhe nuk do ta harroj kurrë se nga vij. Do të thotë gjithçka për mua”, ka përfunduar rrëfimin e saj për SHOCK”,ka thënë gjithë krenari Rita.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...