Rozë

Rita Ora nuk e harron Kosovën, postimi që bëri krenar fansat shqiptar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 05 November 2021

Këngëtarja e famshme, Rita Ora, e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj. Madje edhe në postimet e saj në rrjetet sociale nuk harron që të postojë për vendlindjen e saj.

Ishte viti 2012 kur Rita bëri debutimin e saj të madh me disa projekte muzikore shumë të suksesshme, një prej të cilave iu dedikua Kosovës.

Bëhet fjalë për këngën “Shine Ya Light”, të cilën ajo ia dedikoi vendit të saj, duke i treguar botës pamje nga shteti më i ri i Ballkanit.

-Advertisement-

Një ditë më parë, janë bërë nëntë vite që kur kjo këngë është publikuar, e këtë e ka treguar vetë Ora në disa postime në “Instastory”.

Rita publikoi disa pamje nga klipi i xhiruar në Kosovë, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen ‘Shine Ya Light’”.

Por gjithashtu, këngëtarja e lindur në Prishtinë ka shkruar në mbishkrimin e videos së radhës: “E lumtur ta xhiroja këtë video në Kosovë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera