Rita Ora në telashe, festoi ditëlindjen me 30 miq! Si e zbuloi policia (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 30 November 2020
Para dy ditësh Rita Ora festoi 30-vjetorin e saj të lindjes. Këngëtarja me origjinë shqiptare organizoi një super festë, në të cilën morën pjesë 30 persona.
Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe Rita është proceduar nga policia për shkelje të rregullave të vendosura për shkak të situatës të pandemisë Covid 19 dhe tani pritet të marrë një gjobë të majme.
Këngëtarja, mendohet të ketë ftuar 30 miq në një restorant në Notting Hill, Londër, për të festuar ditën më të bukur të saj, deri në orët e para të mëngjesit.
Midis të ftuarve, të pranishëm ishin dhe modelet Cara dhe Poppy Delevingne , si dhe ylli i TowIE, Vas Morgan, dhe motra e Ritës, Elena.
Në fotot e publikuara nga “The Sun” shihen miqtë dhe stafi teksa hynin përmes një dere anësore prej metali duke mbajtur çanta akulli.
Për një moment, policët janë parë duke u përpjekur për të zbuluar çfarë po ndodh brenda restorantit, në tentativë për të hapur derën metalike, deri sa kanë zbuluar çfarë po ndodhte.
Një punonjës i restorantit tha për “The Sun”: “Ata mendojnë se rregullat nuk vlejnë për ta, pasi janë të pasur apo të famshëm”.
Britanikët, të detyruar të heqin dorë nga festat dhe eventet sociale për shkak të rregullave të bllokimit nga Covid 19, e kanë sulmuar Ritën si një mashtruese dhe egoiste, shkruan “The Sun”.
Baret dhe restorantet në Londër aktualisht janë të mbyllura dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba të rënda.
Të tjera
-
Kujtim Shala: S’mund t’i ofronim më shumë Vjosa Osmanit se kandidate për kryeministre
Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala, ka komentuar edhe bashkëpunimin dhe marrë...
-
Haradinaj: Kosova në NATO, OKB dhe me njohje nga pesë vendet e BE-së, ndryshe ndodh referendumi për bashkim me Shqipëri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për Presi...
-
Maqedoni e Veriut: 11 viktima dhe 400 raste me Covid 19
11 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut....
-
Reagon ish-prokurori Elez Blakaj për rastin “Veteranët”: Ashtu siç pritej edhe ndodhi
Ish-prokurori Elez Blakaj ka reaguar me një status të gjatë në Facebook pasi ...
-
Enver Hasani i reagon Shpend Ahmetit pasi kërkoi ndryshime kushtetuese
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje për ndryshime kushtetuese ...
-
Nezir Çoçaj i ftuari i radhës nga Specialja
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Has, sot ka bërë të ditur se Nezi...
-
Fshati i Ferizajt organizohet për inaugurimin e Joe Biden
Banorët e fshatit Bibaj tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet që nesër të s...
-
Aksion i madh në Gjermani, shpartallohet rrjeti kriminal
Gjermania ka shpartalluar një rrjet të trafikimit me qeniet njerëzore, në një...
-
Haziri për Osmanin: S’besoj që do të kalojë lehtë në një listë çfare është VV
Ne s’kishim alternativë tjetër, qeverisja e Hotit erdhi si opsion i vetëm. Ne...
-
Rrëfimi i jashtëzakonshëm nga gruaja që përjetoi vdekje klinike për 37 sekonda
Një nënë që pësoi një vdekje klinike direkt pasi lindi fëmijën e saj përshkru...
-
A mund të kandidoi Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit, cilat janë mundësitë e tij?
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin Kosovar për Drejtësi në një in...
-
Ja çfarë mund të bëjnë kandidatët për deputetë të cilët nuk certifikohen nga KQZ-ja
Kandidatët për deputetë të cilët nuk certifikohen nga KQZ-ja për zgjedhjet e ...