Rita Ora në një bashkëbisedim me Erion Veliajn: Kur ne shqiptarët bashkëpunojmë, bëjmë gjëra të mrekullueshme
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 22 November 2020
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me artisten me famë botërore dhe ambasadoren e shqiptarëve në botë, Rita Ora, zhvilluan një intervistë sëbashku si pjesë e nismës “Diaspora flet 2020”. Pyetjes së Rita Orës, kryebashkiaku Veliaj iu përgjigj se përzgjedhja e Tiranës si “Kryeqyteti Europian i rinisë për 2022” do të shfrytëzohet si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare.
“Ne duam që njerëzit të na kushtojnë vëmendje dhe do të përdorim mundësinë që Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i rinisë për 2022”. E para, shpresojmë, që do të jetë viti i parë pas pandemisë. Nëse 2021 do të jetë një vit vaksinimi, 2022 do të jetë një vit ku njerëzit do mund të udhëtojnë, të ketë sërish koncerte. Kështu që, ne të duam ty prapë këtu, edhe disa artistë të tjerë shqiptarë, por një gjë që është e rëndësishme është se duam që ta përdorim si një mundësi jo vetëm për rininë e Tiranës, por për gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe të kemi një kartolinë shqiptare, për të treguar se ne jemi kombi më i ri në Evropë, por askush nuk flet për këtë, në një Evropë të moshuar, një Evropë që po plaket, ne po sjellim gjak të ri, energji të re dhe gjithashtu shumë talent”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se koah ka treguar se sa herë që shqiptarët bëhen bashkë, mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme.
“Ne ndonjëherë vuajmë pa qenë nevoja, nga reputacioni i të qenit një vend i izoluar gjatë komunizmit, thyerja e embargos për naftën gjatë luftës në Kosovë, dhe ndonjëherë njerëzit stresohen kur dëgjojnë më shumë kriza dhe më shumë probleme që i bëjnë të mos jenë të vëmendshëm. Kur ne shqiptarët ta fusim në kokë që duhet të bashkëpunojmë, të mbështesim njëri-tjetrin, të inkurajojmë njëri-tjetrin, do të bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaroi ai.
Veliaj bëri të ditur se Tirana do të organizojë me mijëra evente ku të rinj nga e gjithë Evropa do të mund të vizitojnë kryeqytetin shqiptar.
“Ne po planifikojmë mijëra evente dhe qindra-mijëra të rinj nga gjithë Evropa do të vijnë të na vizitojnë, sepse kështu funksionon. Kështu që, do të kemi mundësinë të kemi një sofër të madhe, ku të ulen të gjithë rreth tavolinës dhe të zbulojnë e të shohin, si dhe shumë gjëra që kanë dëgjuar si legjenda urbane për rajonin, unë mendoj që do shembin disa mendime kur të zbulojnë mikpritjen e mrekullueshme, motin, ushqimin, dashurinë për artin dhe kulturën, gëzimin e jetës, pak nga jeta e ëmbël italiane”, tha Veliaj.
Kreu i Bashkisë nënvizoi se një nga sfidat më të mëdha është ndryshimi i mentalitetit. “Projekti më i vështirë infrastrukturor, është vetëm 10 centimetër. Është ndryshimi i mentalitetit. Çfarë bën ti, sigurisht që prodhon muzikë të mirë, por shumicën e kohës ti mundohesh të ndryshosh mentalitetin, të thyesh barrierat për të menduar dhe për t’u shprehur ndryshe. Unë di të bëj bulevarde të mëdha, pazare, kala dhe të mbjell pemë, por të ndryshosh këto 10 centimetra, të mendosh që ne jemi pjesë e një komuniteti, ne nuk mund të vandalizojmë, ne nuk mund të hedhim mbeturina, ne nuk mund të flasim keq për vendin dhe për njerëzit tanë dhe mendoj se të ndryshuarit e këtij mentaliteti është një projekt që nuk mbaron kurrë”, deklaroi ai, ndërsa e ftoi këngëtaren që të rikthehet në Tiranë me një tjetër koncert madhështor.
Rikujtojmë, se Rita Ora u prit në takim nga Erion Veliaj dy vite më parë në Tiranë, ku kishte ardhur për të mbajtur koncert. Po ashtu, dyshja kanë bashkëpunuar edhe për rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku diva e muzikës pop, Rita shprehu gatishmërinë për t’i ndërtuar shtëpinë një familje të prekur nga tërmeti.
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...