Rozë

Rita Ora në krevat me shoqet, siç nuk e keni parë ndonjëherë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 22 May 2020

Rita Ora periudhën e izolimit e ka kaluar jashtë Londrës, pasi së bashku me shoqërinë e saj ngeli e karantinuar në një fermë në fshat, ku kishin shkuar për të punuar rreth albumit të saj të ri.

Në një ndër postimet më të fundit Ora është ka publikuar momente nga qëndrimi në shtëpi dhe me shoqen e saj Jana Sascha, po luanin lojëra argëtuese dhe momentet po i ndanin me fansat e tyre në rrjetet sociale.

Këngëtarja, 29 vjeçare, dukej me e freskët në fytyrë teksa tregoi bukurinë e saj natyrale dhe ishte pa makijazh e shtrirë në shtrat me shoqen e saj, shkruajnë mediat.

-Advertisement-

Rita kishte veshur një bluzë të bardhë të lirshme, teksa kishte vënë si aksesorë një gjerdan ari. Ajo dukjem mjaft sportive me flokët e mbledhura lart, teksa vinte në pah tiparet natyrale të bukurisë së saj.

Dy shoqet realizuan së bashku disa lojëra zbavitëse, duke provuar ndër to edhe emërtimin e tri sendeve në bazë të një shkronje që filteri i InstaStory-t të përcakton.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera