Rozë

Rita Ora: Kosova ishte më keq nga sa e prisja-FOTO

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 22 May 2019

Pak javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, vizitoi Kosovën së bashku me të ëmën për t’i ardhur në ndihmë disa familjeve në nevojë.

Ajo vizitoi disa lagje të varfra në Kosovë dhe mbeti e habitur nga gjendja në të cilën këto familje po jetonin.

Në një intervistë për ‘The Sun’, këngëtarja shqiptare ka treguar se Kosova ishte më keq seç e priste dhe se ndihet e bekuar dhe mirënjohëse që mundi të emigronte dhe të rritej në Britani.

-Advertisement-

“Unë u ktheva në vendin tim sepse nuk kisha qenë aty për disa kohë. Nuk kisha qenë në ato vende ku shkova, ishin më keq seç e prisja. Vizitova shtëpitë dhe pashë fëmijët që nuk janë arsimuar, dhe nënat e reja. Shkova atje për të parë se çfarë bën UNICEF sepse ndonjëherë ti nuk i sheh rezultatet.

Por unë jam e bekuar dhe mirënjohëse që isha në gjendje të vija në Britani dhe të bëja ëndrrat e mia realitet, si edhe ëndrrat e prindërve”, u shpreh këngëtarja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera