Rozë

Rita Ora fotografohet duke mbërritur në Sydney me aeroplan privat me të dashurin e saj Taika Waititi

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 07 January 2022

Rita Ora dhe Taika Waititi janë kthyer në Sydney pasi kanë kaluar Vitin e Ri në Bayron Bay, në veri të Uellsit të Ri Jugor.

Çifti, të cilët janë në lidhje për gati një vit, fluturuan në Harbour City me aeroplan privat të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptaro-britanike, 31 vjeçe, tregoi një vështrim të shkurtër të barkut të saj në një bluzë mëndafshi pasi doli nga aeroplani me të dashurin e saj regjisor, 46 vjeçar.

-Advertisement-

Biondja e kombinoi pjesën e sipërme të saj me pantallona të zeza të larta deri në bel dhe një xhaketë të gjatë të zezë, duke treguar stilin e saj të egër.

Ajo i tërhoqi flokët e saj kaçurrela në një model topuz, të cilat i kishte kapur me një kapëse ngjyrë rozë.

Rita mbante sendet e saj esenciale në një çantë mbi supe dhe në sytë e saj kishte një palë syze dielli të errëta.

Taika ishte veshur me pantallona të zeza, një bluzë të bardhë të gjerë dhe syze dielli, dhe gjithashtu mbante një çantë të markës “Prada”.Rita mbante një maskë të zezë për fytyrën ndërsa rastet e COVID-19 po shënojnë rritje në Sydney.

Ajo kishte dokumentuar pushimet e çiftit në Instagram, por e mbajti të fshehtë vendndodhjen e tyre specifike duke postuar vetëm fotografi të saj në plazh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera