Rozë

Rita Ora dhe Dua Lipa bëhen për herë të parë bashkë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 12 September 2022

Prej kohësh përflitet për raportin jo të mirë që kanë me njëra-tjetrën. Është fjala për dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat së fundmi janë bërë bashkë për herë të parë.

Nga postimet e tyre në rrjetet sociale shihet se dy këngëtaret performuan në festivalin ‘Rock In Rio’ në Brazil. Postimet e Duas dhe Ritës në rrjetet sociale, duken mjaft të ngjashme, ku dy artistet kanë ndarë foto-ablume në profilet e tyre.

Fillimisht ata shfaqen në avion, teksa më tej kanë ndarë edhe video me pamje të Rio de Janeiro-s. Dyshja u shfaqën gjithashtu në skenën e madhe ku performuan përpara mijëra fansave të pranishëm në festival.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse Dua dhe Rita kanë pasur një takim në prapskenë, megjithatë performacat e tyre u zhvilluan në kohë të ndryshme.

Kujtojmë se raporti i Rita Orës me Dua Lipën është përfulur gjatë në mediat botërore. Fillimisht ishte një intervistë e këngëtares Bebe Rexha që nxiti dyshimet që raportet mes Duas dhe Ritës nuk janë të mira. Bebe tha se do të dëshironte shumë që të bënte një bashkëpunim me koleget e saj me famë botërore, por ky bashkëpunim nuk ishte realizuar për shkak të dy këngëtareve. Deri më tani ajo që aludohet si shkaku i zënkës është mungesa e mbështetjes nga Rita për Duan kur ajo ishte në fillim të karrierës. Si duket Dua nuk ka mundur ta falë.

Gjatë një konference për shtyp para koncertit Rita Ora u pyet nëse do të ketë në të ardhmen një bashkëpunim mes saj dhe artisteve të tjera me sukses ndërkombëtar, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.

Ajo i është përgjigjur pyetjes të gazetarëve duke e treguar hapur problemin që ka me Duan. Rita tha se “gjërat bëhen në kohën” e duhur, duke shtuar se kur të vijë koha e duhur ajo është “gati”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera