Ristuccia: KFOR-i ka penguar që situata në Banjskë të eskalojë në një situatë edhe më të rëndë

Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 06 October 2023
Komandanti i KFOR-it në largim, Angelo Michele Ristuccia ka thënë se prania e trupave të KFOR-it në Banjskë ka penguar që ngjarjet të përshkallëzohen në një situatë edhe më të rëndë.
Ai ka thënë se ishte në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët përkatës, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe Organizatat e Sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë.
Ristuccia në krye të KFOR-it do të zëvendësohet nga gjenerali turk Ozkan Ulutash, dorëzimi i detyrave është planifikuar për më 10 tetor dhe komandanti aktual i KFOR-it thekson se Kosova dhe Serbia duhet t’i kthehen dialogut.
I pyetur nëse KFOR mund të kishte bërë më shumë në Banjskë dhe nëse ngjarje të ngjashme mund të përsëriten në të ardhmen, si dhe nëse KFOR merr pjesë në hetimet e ngjarjeve në Banjskë, Ristuccia tha.
“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, Policia e Kosovës ka ndërhyrë si reaguese e parë, duke reaguar në përputhje me përgjegjësitë e veta ligjzbatuese. Prania e trupave të KFOR-it në atë zonë ndaloi që ngjarjet të eskalojnë në një situatë më të rëndë. Kam qenë në kontakt të rregullt me të gjithë kolegët e mi relevant, përfshirë EULEX-in, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe organizatave të sigurisë së Kosovës, si dhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe”, tha ai për Kosovo-Online.
“KFOR-i mbetet plotësisht i përkushtuar në zbatimin e mandatit të tij, në mënyrë të paanshme, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim që të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë. KFOR nuk kryen aktivitete të zbatimit të ligjit, që është detyrë ekskluzive e Policisë së Kosovës, e cila vepron si reaguese e parë. Këto aktivitete monitorohen nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), si përgjegjës i dytë. KFOR është reaguesi i tretë. Në dritën e ngjarjeve të fundit, KFOR ka shtuar praninë dhe aktivitetet e tij në veri të Kosovës. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe për të gjetur zgjidhje që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Kjo është thelbësore për sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin në rajon”, tha ai ndër të tjerash.

Të tjera
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...
-
Trump përmend sërish Kosovën dhe Serbinë: Bëmë punë të mirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish e ka përmendur Kosovën...