Risitë e ‘PISA 2018’ për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 27 October 2017
Pas debaklit në nivelin e njohurive të nxënësve, Kosova ka filluar përgatitjet për një raund të dytë me një qasje të re teknike që nga Ministria e Arsimit kërkon improvizim.
Kanë mbetur edhe pak muaj nga koha kur Kosova do të ‘vë në test’ sistemin e saj arsimor përmes Programit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA), që teston zbatimin praktik të njohurive në tri fushat kyçe që janë leximi, matematika dhe shkenca.Testi PISA do të organizohet për herë të dytë në prill të vitit të ardhshëm, me me rreth 6000 mijë nxënës që do ta arrijnë moshën 15 vjeçe në atë kohë.
Megjithatë, për herë të parë, kësaj radhe testimi do të bëhet në kompjuterë, dhe jo me laps e letër si në testimin PISA 2015.Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Mustafë Kadriu, menaxher për projektin PISA 2018.Ai tha se në fazën e pilotimit ka pasur vështirësi në sigurimin e kompjuterëve ndërsa sipas tij për testimin final do të improvizohet në mënyrë që secili nxënës t’i nënshtrohet testit në kompjuter.
“Pavarësisht se cila shkollë përzgjidhet, nëse shkolla që është përzgjedh ka kompjuter ateherë vlerësohet në shkollën e vet, nëse nuk ka kompjuter gjendet një shkollë tjetër që ka kompjuter, më pastaj DVSM/MASHT ka 80 laptopë dhe administruesi i merr ata dhe realizohet testimi”, tha Kadriu.Ai po ashtu theksoi se kanë vërejtur se nxënësit nuk kanë pasur probleme me pyetjet gjatë fazës së pilotimit në prill të këtij viti.
“Kodimi i pyetjeve të Testit pilot është realizuar (pilotimi ka për qëllimi rrjedhjen e procesit – nuk ka publikim të rezultatit , por vetëm se si kanë funksionuar pyetjet dhe se si nxënësit i kanë plotësuar pyetësorin)”, tha ai.
Historia e Kosovës me PISA-nVitin e kaluar Kosova u bë vendi i 72-të i përfshirë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), në kuadër të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECDRezultatet e këtij testi të shpallura vitin e kaluar e radhitën Kosovën të tretën nga fundi sipas rezultateve të nxënësve në lexim, shkencë dhe matematikë.Rezultatet e dobëta kishin nxitur reagime të shumta nga analistë, politikanë e të tjerë që fajësonin Ministritë e Arsimit ndër vite, për mospunë.
Megjithatë, ministri paraprak, Arsim Bajrami nuk kishte marrë përsipër përgjegjësinë e rezultateve duke thënë se testi reflektonte punën e ministrave të kaluar.“Kjo situatë reflekton gjendjen 2010, 2014, periudhën para ardhjes time si ministër dhe jam i sigurt se vlerësimi PISA 2018 do ta rangojë Kosovën jo vetëm në nivelin e njëjtë me rajonin por edhe në nivel të Bashkimit Europian”, kishte thënë Bajrami.
Tani, Kosova ka një ministër tjetër të arsimit, Shyqeri Bytyqi i sapo zgjedhur i cili që nga marrja e mandatit në shtator të këtij viti nuk ka folur lidhur me PISA-n.
Kadriu po ashtu nuk deshi të komentojë lidhur me rezultatet e mundshme të vitit 2018 duke thënë se pritet të shohin nëse do të ketë ngritje të rezultateve.

T� tjera
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...






























