Auto&Tech

Risia e radhës në Facebook

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 25 Maj 2017

Facebook fuqizon funksionin Live, videot direkte streaming, duke u dhënë përdoruesve më shumë mundësi ndërveprimi. Kompania flet për një çat privat mbi filmimin dhe mundësinë për të shtuar një mikë pikërisht në videon live.

Çati privat në brendësi të Live synon ti bëjë më të lehtë komentet mes miqsh mbi filmimet, larg komenteve publike që shfaqen në ekran, sidomos nëse bëhet fjalë për Live të publikuara nga mediat, njerëzit e njohur apo organizata të tjera. Njerëzit, thekson Facebook, komentojnë Live 10 herë më shumë se filmimet tradicionale, transmeton tch.

Çati privat do të bëhet përmes Messenger. Për momentin ky funksion do të nisë nga aplikacioni në disa vende por në verë do të jetë i disponueshëm për të gjithë. Përveç të tjerash, përdoruesit do të kenë një tjetër mundësi, deri tani të rezervuar për personazhet publike, të jenë live bashkë me një mik. Një farë ‘videotelefonate’ e transmetuar direkt për të gjithë

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy