Auto&Tech

Risia e Gmail, mesazhet që vetëfshihen

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 18 April 2018

Platforma e dërgimit të e-maileve kopjon Snapchat duke tentuar të fusë në lojë mesazhet. Sistemi më i përdorur i dërgimit të e-maileve, është në fazë të rëndësishme ndryshimesh ku priten lëvizje të tipit Snapchat.

Në këtë mënyrë, pritet që Gmail të shtojë opsionin e dërgimit të mesazheve të cilat fshihen automatikisht pas dërgesës.

Ky opsion do të quhet Confidential Mode dhe do jetë një lloj hapësire private ku është e mundur dërgimi i mesazheve speciale.

-Advertisement-

Mesazhet do të kenë një datë të caktuar të vendosur më përpara nga përdoruesi, pas së cilës nuk do të jetë më e mundur leximi i mesazheve.

Kjo risi do ta bëjë shërbimin akoma më interesant, por është ende herët për kandidimin e Gmail në zgjedhjet ideale për komunikimin e sigurtë.

Ka ende disa problematika në lidhje me këtë opsion të ri: fakti i funksionimit edhe jashtë grupit të përdoruesve të Gmail dhe kritografisë end to end për mesazhet që ende nuk dihet nëse është me të vërtetë kaq e sigurtë sa të pengojë çdokënd të ketë akses në përmbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera