Lajme

Rishqyrtimi i dënimit të Sali Mustafës, Specialja cakton panelin e gjyqtarëve të Apelit

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 02 August 2024

Pasi Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës kanë anuluar vendimin e dënimit të Sali Mustafës me burgim prej 22 viteve dhe të njëjtin e kanë kthyer në shqyrtim pranë Gjykatës së Apelit, kryetarja e Dhomave të Specializaura, Ekaterina Trendafilova, ka përcaktuar më 31 korrik panelin e gjyqtarëve të apelit të cilët do ta trajtojnë rastin.

Lajmi është bërë i ditur sot nga vetë Gjykata Speciale përmes një komunikate për media.

“Më 31 korrik 2024, Presidentja Trendafilova caktoi gjyqtarin Michèle Picard, gjyqtarin Kai Ambos dhe gjyqtaren Nina Jørgensen në Kolegjin e Gjykatës së Apelit për caktimin e ri të dënimit të Mustafës në përputhje me Vendimin mbi Kërkesën e Mustafës për Mbrojtjen e Ligjshmërisë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera