Rishfaqet ISIS/ Kërcënon të sulmojë Izraelin
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 27 January 2020
I ashtuquajturi Shtet Islamik (ISIS) është rikthyer dhe kërcënon se do ta shndërrojë Izraelin në shënjestrën kryesore të sulmeve të tij.
Grupi i dhunshëm xhihadist publikoi online një mesazh audio ku pretendohet se është regjistruar zëri i zëdhënësit të tij, Abu Hamza al-Quraishi. “Sytë e ushtarëve të kalifatit janë ende në Jerusalem”, tha al-Quraishi në mesazhin 37 minutësh.
“Në ditët në vazhdim, dashtë Zoti, do të shihni se çfarë ju dëmton dhe çfarë do t’ju bëjë t’i harroni tmerret që keni përjetuar”, tha zëdhënësi. Sipas al-Quraishi, lideri i ri i grupit është i vendosur që t`i çojë drejt një faze të re vëllezërit muxhahedinë në të gjithë provincat e bashkë me ta, dhe myslimanët në mbarë botën.
Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, ai paralajmëroi se fokusi i ri i ISIS, do të jenë hebrenjtë, të cilëve do t`u merret mbrapsht ajo që sipas zëdhënësit, ata kanë vjedhur nga myslimanët. Shteti Islamik shpalli në vitin 2014 të ashtuquajturin kalifat në disa territore të Sirisë dhe Irakut, ku kontrollonte gjithçka – duke nisur që nga monedha e deri tek programet mësimore.
Pas operacioneve ndërkombëtare ushtarake, kalifati u shemb vitin e kaluar dhe grupi u shpërbë, ndërsa goditjen më të fortë e mori me vrasjen e ish liderit të tij, Abu Bakr Al Baghdadi, pas një sulmi të forcave amerikane në Siri. Megjithatë, ekspertët nuk e kanë përjashtuar asnjëherë mundësinë që Shteti Islamik të rigrupohet.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...