Ripërsërit se kurrë nuk do ta njohë Kosovën dhe sulmon Kurtin, Vuçiq: Nuk ka Asociacion derisa ai të jetë në pushtet

Autori: Gazeta inFokus
16:57 | 10 November 2023
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili po qëndron në Paris për Forumin dyditor të Paqes, tha se nuk ka pasur nisma për takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili gjithashtu po qëndron në kryeqytetin francez
Vuçiq, duke folur para gazetarëve, tha se “nuk e di për çfarë do të flisnim”.
“Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej, kështu që pyes veten se çfarë parimesh hipokrite janë këto për respektimin e integritetit territorial”, tha ai.
Siç transmeton “Danas”, Vuçiq tha se për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociaicionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiq thotë se “edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste”, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, “nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht”.
I pyetur nëse janë të sakta pretendimet e opozitës se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës, ai përgjigjet duke cituar Aleksandar Tijaniqin se “secili lëviz brenda kufijve të hipokrizisë së vet”.
“Kosova e pavarur, së paku nga pikëpamja e shqiptarëve dhe e Perëndimit, është krijuar në kohën e Marko Jakshiqit, të DSS dhe Slobodan Samarxhiqit dhe të gjithë të tjerëve. Milosh Jovanoviqit, i cili atëherë ishte këshilltar apo çfarëdo… Pasi kjo ndodhi në kohën e tyre, 85 shtete e njohën pavarësinë dhe që kur unë jam president, 27 vende e kanë tërhequr njohjen”, tha Vuçiq.
Siç ka shtuar ai, asnjë vend nuk e ka bërë këtë në kohën e tij sepse qeveria e asaj kohe as që e ka kërkuar. Ai ka kujtuar kabllogramët e ËikiLeaks në të cilat, siç ka thënë ai, thuhet se “ata që janë në listën ‘Serbisë kundër dhunës’ janë ata që kanë kërkuar që Perëndimi jo që të mos e njohë Kosovën, por ta bëjë këtë kur të vijnë në pushtet”.
“Kuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Por unë kam 11 vjet që dëgjoj gënjeshtra. Dhe shumë patriotë të rrejshëm më dhanë predikime dhe kurrë nuk më falnin”, tha Vuçiq.
Vuçiq sonte në Pallatin Elysee do të ketë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Siç tha ai, Macron mund të pritet para fundit të vitit në Beograd.

Të tjera
-
Dedaj: LVV po e vret shtetin dhe demokracinë, turpi është nder për ta
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të ra...
-
PDK kërkon dorëheqjen e Sveçlës pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Pas mbylljes së seancë së 44-të në foltoren Kuvendit, deputeti i PDK-së, Përp...
-
Krasniqi: Rasti i Agon Zejnullahut kërkon vëmendje të menjëhershme nga institucionet përkatëse
Deputeja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi konsideron se rasti i Agon Zejnullahut p...
-
Behrami – Haxhiut: E nderuara ushtruese e përjetshme e kandidates për kryetare, respektoni Kushtetutën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në seancën konstitu...
-
Haradinaj: Edhe presidentja e tha se duhet pëlqimi i Kuvendit për votim të fshehtë, Kurti e ka nda mendjen për keq e më keq
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryetarin e Vetëvendosjes se ...
-
Pyetjet për doktoraturën në Francë e shqetësojnë, AGK reagon, thotë se deputeti Kraki e ka kërcënuar gazetarin
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar kërcënimin që ia ka bërë depu...
-
Ndodh edhe kjo, Xhelal Sveçla qeshet kur e pyesin se a do të japë dorëheqje pas rastit të Agon Zejnullahut
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka buzëqeshur kur ës...
-
Dështon edhe seanca e 44-të – Dehari sërish ua ndalë fjalën, tensione mes deputetëve në Kuvend
Edhe seanca e 44-të për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kos...
-
Guri nga foltorja e Kuvendit: Qetësohuni, oj Fitore a i ke kthy ende 200 mijë eurot, mos kesh se marre
Seanca e 44-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tens...
-
“Sveçla s’është mo”, Limaj kërkon përgjegjësi nga Drejtori i Policisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se duhet të ketë përgjegjësi publike n...
-
Deliu: Presim përgjigje nga Kushtetuesja për shkeljet e vazhdueshme të bëra nga Dehari
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, është deklaruar par...
-
KGJK-ja obligohet t’ia paguajë 57 mijë euro dëmshpërblim Fatmir Limajt
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limaj...