Sport

Rion Rushiti, talenti i madh i futbollit që po rritet te skuadra e KEK-ut nga Obiliqi

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 10 October 2021

Në klubin e KEK-ut po rritet një talent i futbollit, i cili pritet të ketë karrierë të madhe në të ardhmen, shkruan Gazeta inFokus.

Bëhet fjalë për Rion Rushitin, i cili luan për grupmoshën U19 të skuadrës së KEK-ut nga Obiliqi.

Mesfushori ofanziv po cilësohet si e ardhmja e klubit te KEK-ut, pasi talenti i tij për futbollin po dëshmohet thuajse në çdo lojë.

-Advertisement-

Rushiti ka filluar të merret me futboll qysh në moshën 10-vjeçare, kurse me parë ka luajtur te shkolla e futbollit ‘Ardhmëria’, pioner dhe kadet te ‘Urbano’ dhe tashmë luan për juniorët e KEK-ut.

E pikërisht klubi i KEK-ut ka publikuar dy supergola të realizuar nga Rushiti në ndeshjen e fundit.

Më poshtë golat fantastik të shënuara nga mesfushori 18 vjeçar./Gazeta inFokus/

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera