Rinumërohet gati gjysma e vendvotimeve
Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 19 November 2019
Nga 1407 vendvotime, për të cilat Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte marrë vendim të numërohen edhe një herë, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve është numëruar gati gjysma e vendvotimeve.
Me këto rinumërime nuk pritet të ketë ndryshim rezultati te katër subjektet e para politike, përveç te koalicioni Nisma – AKR – PD, i cili aktualisht është vetëm 21 vota mbi pragun zgjedhor, shkruan sot gazeta Zëri
Ka gati një javë prejse Qendra e Numërimit dhe e Rezultateve e ka nisur rinumërimin e 1407 vendvotimeve me vendim të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Deri të dielën në këtë qendër janë numëruar 573 vendvotime, përderisa gjatë ditës së djeshme në proces të rinumërimit kanë qenë më shumë se 66 vendvotime.
Kësisoj, nga 1407 vendvotime deri dje në orën 16:00 në QNR janë numëruar 639 vendvotime. Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Procesi i rinumërimit është duke vazhduar në QNR dhe deri në orën 16:00 të ditës së sotme janë rinumëruar 66 vendvotime të tjera. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është 639, nga 1407”, ka thënë Elezi.
Të tjera
-
Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar ...
-
Arrestohen dy të dyshuar në Mitrovicë për dhënie e marrje të ryshfetit
Të mërkurë në Mitrovicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i...
-
Kushtetuesja e Speciales me vendim në rastin ‘Januzi e të tjerët’
Gjykata Kushtetuese e Speciales ka hedhur poshtë referimin lidhur me Rregullo...
-
Ministri Maqedonci udhëton në Hungari, pritet t’i zhvillojë disa takime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për vizitë pune në Hungari....
-
Suharekë: Hyjnë me forcë në shtëpi dhe vjedhin para e stoli ari
Një person në Suharekë ka raportuar në polici të mërkurën se persona të panjo...
-
Rasti i Kolovicës ku mbetën të vrἀrë dy persona, arrestohet një i dyshuar
Policia e Kosovës ka konfirmuar se është arrestuar njëri prej të dyshuarve pë...
-
Kurti bashkëbisedoi me pjesëtarë të mërgatës në Hanover të Gjermanisë
Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, ...
-
Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve
Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 20...
-
Mickoski: Bisedova me Taravarin dhe e urova për rezultatin në zgjedhje
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë për media pas s...
-
Zhduket një grua në Skënderaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Skënderaj. Poli...
-
Tre të lënduarit nga përleshja e mbrëmshme në “Rrugën B” po trajtohen në QKUK
Tre persona janë lënduar mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë te “Rruga B”, pa...
-
Arrestohen 8 efektivë të policisë kufitare në Mal të Zi, iu morën ryshfet edhe kosovarëve
Policia malazeze arrestoi 8 policë kufitarë të dyshuar për marrje ryshfetesh ...