Lajme

Rinumërohen më shumë se gjysma e vendvotimeve

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 21 October 2019

Nga 530 vendvotime në sa ka filluar rinumërimi i votave në 310 prej tyre është përfunduar ky proces.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën inFokus, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre. Kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”,ka deklaruar Elezi.

-Advertisement-

Kujtojmë se 149 vendvotime kanë shkuar në rinumërim për shkak se shënimi ka qenë jo i saktë i subjekteve politike, ndërsa 24 vendvotime me probleme teknike të cilat nuk kanë mundur të procesohen në bazën e të dhënave.

 

Po ashtu, në rinumërim kanë shkuar edhe 81 vendvotime ku subjekti nuk ka pasur vota, ndërsa, kandidatët kanë pasur vota, pastaj 89 vendvotime rinumërohen sepse kandidati ka më shumë vota se subjekti dhe 187 për shkak se kandidatët kanë më shumë vota se sa subjekt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera