Lajme

Rinumërimi i 1472 vendvotimeve, KQZ në pritje të Supremes

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 13 November 2019

Komisioni Qendror Zgjedhor është në pritje të Gjykatës Supreme për fillimin e rinumërimit të 1472 vendvotimeve.

Kështu tha për gazetën inFokus zëdhënsi i KQZ, Valmir Elezi.

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim” tha Elezi për gazetën inFokus.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se sapo të kenë konfirmimin do të vazhdojnë me hapat e mëtjshëm.

“Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së” tha zëdhënësi i KQZ-së./Gazeta inFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera