Rinumërimi e largoi nga lista e deputetëve, Imet Rrahmani ka dyshime
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 06 July 2017
Pas rinumërmit të 117 kutive të votimit, KQZ gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se ka ndryshime në listën e deputetëve të legjislaturës së re, pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Një ngë këto ndryshime ishte edhe në listën e koalicionit LDK, AKR dhe Alternativa, më saktësisht në listën e deputetëtve të LDK-së, ku Imet Rrahmani u zëvendësua me Naser Osmanin.
Por vetë Rrahmani ka thënë se është i shqetësuar me këtë ndryshim, madje sipas tij është bërë një shkelje e rëndë.
Shënimi i plotë:
Jemi të brengosur dhe kemi dyshimet tona për ndryshimin që ka ndohur me rastin e shpalljes së rezultateve nga ana e KQZ-së. Konsideroj se është bërë një shkelje e rënd e rezultatit zgjedhor sepse ndryshimi që ka ndodhur nuk bazohet në rezultatin real të rinumrimit. Nga ajo që shihet në dokumentet e publikuara nga KQZ, rinumrimi i votave ka sjell uljen e votave për kandidatin direkt konkurent për tri vota, a në anën tjetër numri i votave të mia nuk ka ndryshu.
I bëjë pyetje publike KQZ-së, si ndodhi që të shtohen votat për kandidatin tjetër kur rinumrimi ka konfirmu zbritje? Si duket emri im nuk qenka i përshtatëshëm per zhvillimet pasuese te mundëshme dhe pazaret eventuale, por si do qe te jete une perfaqesoj nje reth të madh votuesish të devotshëm të LDK-së, te cilet vlersojnē punën time profesionale dhe te ndershme si mjek, politikan, nënkryetar i LDK-së në Gjilan e minister i shëndetësisë!
Nuk dua të besoj se nje proces i shenjtë demokratik siq eshte vota e qytetarit, mund te shtrembërohet e keqëpërdoret prandaj bashkë me ekipin tim nuk do lëme gurë pa levizur!
Unë do të ushtroj ankesë në afatet ligjore dhe do të luftoj deri në fund që të zbardhet vullneti i qytetarëve i shprehur me votë ditën e zgjedhjeve, sepse vendosja e drejtësisë shkon edhe në dobi të partisë. Kështu si është as LDK-së nuk i bënë nderë!
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...