Lajme

Rinor Qehaja: Qeveria duhet të zbatoj premtimin e dhënë ndaj SBASHK-ut

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 13 February 2018

Një marrëveshje e premtuar për SBASHK-un në kohë fushatash nga koalicioni qeveritar, e cila deri më tani nuk u zbatua nga këta të fundit, do të rezulton me grevë nëpër të gjitha shkollat në Kosovë.

Greva e paralajmëruar ditë më parë, do të mbahet nesër në orën e parë të mësimit në ndërrimin e paraditës, dhe orën e parë të ndërrimit të pasditës, shkruan Infokusi.com

Lidhur me këtë marrëveshje mes këtyre dy palëve ka folur njohësi i fushës së arsimit nga EdGuard Institute, Rinor Qehaja.

-Advertisement-

Qehaja ka vlerësuar se pikat e kësaj marrëveshje për procedimit për votim të projekt ligjit për statusin e punëtorëve të viteve të 90-ta, paraqesin zotime të qeveritarëve dhe natyrisht që duhet të zbatohen dhe jo të mbesin premtime elektorale.

“Pikat e kësaj marrëveshje, si ajo e nënshkrimit të kontratës së re të arsimit; dhe procedimit për votim të projekt ligjit për statusin e punëtorëve të viteve të 90-ta, janë faktike dhe paraqesin zotime nga qeveritë e kaluara që domosdoshmëritë duhet të zbatohen nga qeveria aktuale, pikat e tjera ngelen premtime elektorale, andaj edhe situata të tilla më premtime të pa matura elektorale asnjëherë nuk kanë ofruar zgjidhje të problemit me mësimdhënësve por më shumë një heshtje të përkohshme të tyre”, ka thënë Qehaja.

Ai ka thënë se është kundër çfarëdo veprime sindikal që pengon mësimdhënien dhe uron që pengesa në mes të dy palëve të marrëveshjes të zgjidhet sa më shpejt.

“Në mendimin tim çfarëdo veprimi sindikal që pengon procesin e mësimdhënies është i papranueshëm, uroj që kjo situatë të tejkalohet pa dëmtuar procesin e mësimdhënies, por edhe të shërbej si mësim për institucionet përgjegjëse që problemet në arsimit nuk zgjidhen me premtime elektorale, por me veprime konkrete dhe mire planifikuara, që jo gjithherë janë të ndërlidhura me pagat e mësimdhënësve”, ka thënë Qehaja./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera