Rinisja e dialogut Kosovë-Serbi me kushte
Autori: Gazeta inFokus
20:20 | 30 March 2021
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar mundësinë e rinisjes së dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së shpejti, pas kompletimit të institucioneve të Kosovës.
Por, autoritetet e të dyja shteteve, të Kosovës dhe Serbisë, vazhdojnë të kenë pikëpamje dhe qëndrime skajshmërisht të kundërta se si do t’i qasen dialogut, vlerësojnë analistët shqiptarë dhe serbë, Donika Emini dhe Ognjen Gogiq.
Sipas tyre, tash për tash, për të dyja palët, vazhdimi i procesit të dialogut është i padëshirueshëm.
Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar parimet, si parakushte, me të cilat do t’i qaset procesit të dialogut me Serbinë, autoritetet e Beogradit i kanë cilësuar ato si ultimatume që çojnë drejt përfundimit të procesit dhe shkatërrimit të marrëveshjeve të arritura deri më tash në dialogun e Brukselit.
Ditë më parë, zyrtarët e Bashkimit Evropian, kanë deklaruar se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, kanë shprehur gatishërinë për rifillimin e dialogut.
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti, për sa i përket dialogut me Serbinë, tashmë e ka shprehur qëndrimin e tij, i cili vazhdon të jetë i pandryshuar.
“Kryeministri Kurti ka dhënë katër parime për dialogun me Serbinë. E para, duhet të pranohet realiteti i Kosovës së pavarur. Pra, nuk mund të kthehemi para pavarësisë së vitit 2008. E dyta, duhet të pranohet e vërteta. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe duhet të pranojë krimet që ka bërë. E treta, duhet të ulemi të barabartë. Kosova nuk mund të jetë temë diskutimi, por duhet të jetë palë e barabartë në diskutim. E katërta, duhet nga dialogu dhe nga marrëveshja finale të përfitojnë qytetarët. Dialogu nuk zhvillohet për të rregulluar imazhin e politikanëve, por për të përmirësuar jetën e qytetarëve”, theksoi Kryeziu.
Radio Evropa e Lirë ka dërguar pyetje në kabinetin e të dërguarit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me parimet që Kurti ka prezantuar për bisedimet me Serbinë, por deri në publikimin e këtij teksti, nga Brukseli zyrtar nuk kanë kthyer përgjigje.
Ambsada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të komentojë parimet e paraqitura nga Kurti për dialogun, por tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojë ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Brukseli zyrtar.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara vazhdon të jetë i pandryshuar. Ne e mbështesim normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane për REL.
Ndërkaq, ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, pas një takimi që pati të martën me zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi tha se duhet koordinim me të gjitha palët e përfshira në dialog, përfshirë edhe komunitetin ndërkombëtar.
“Gjatë takimit të sotëm (e martë, 30 mars) me Besnik Bislimin, diskutuam rëndësinë e lidershipit në koordinimin me donatorët; konsultime të gjera më hisedarët në procesin e dialogut të udhëhequr nga BE-ja; dhe për vlerën e një shërbimi civil, apolitik dhe procesional”, ka shkruar Kosnett.
Të tjera
-
Qeveria merr vendim për hapjen e shkollave
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për masat e reja kundër antiC...
-
Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun
Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin...
-
Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mb...
-
Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastro...
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...