Lajme

Rinis mësimi në universitetin e Durrësit, ceremoni në nderim të viktimave

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 08 December 2019

Pavarësisht se qyteti i Durrësit ishte një nga më të goditurit e tërmetit të 26 nëntorit, ditën e hënë (9 dhjetor) universiteti “Aleksandër Moisiu” do të hapë dyert për studentët.

Ekspertët e Institutit të Ndërtimit inspektuan të tre godinat ku zhillohet procesi mësimor dhe i kanë cilësuar ato si të sigurta dhe se nuk kanë pësuar dëme, ndaj ato janë gati për të pritur studentët.

Gjithashtu universiteti do të zhvillojë një ceremoni në nderim të viktimave ku dhe rektorja e Kseanela Sotirofski do të mbajë një fjalim të shkurtër.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë

Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, pas inspektimit të godinave nga specialistë shqiptarë dhe italianë, mori vendimin që procesi mësimor nesër më datë 9 dhjetor. Procesi mësimor rinis në kushte dhe mjedise tërësisht të sigurta.

Nesër në orën 10:00, në Kampusin e Spitallës,  universiteti do të organizojnë një ceremoni nderimi ku do të marrin pjesë dhe 51 vullnetarë (në nderim të po aq viktimave të tërmetit).

Znj. Rektore Prof. Dr. Kseanela Sotirofski, do të mbajë një fjalë të shkurtër. Po ashtu disa vullnetarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera