“Ringjallja përmes kredive- Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes”, INDEP publikon rekomandimet për Qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 30 November 2021
Instituti për Politika Zhvillimore, në kuadër të projektit “Rimëkëmbje për Qëndrueshmëri” ka publikuar analizën me titull “Ringjallja përmes kredive – Pritjet dhe Arritjet e masës së dytë të Pakos së Ringjalljes”.
Ky punim trajton ringjalljen ekonomike nga perspektiva e masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive.
Sipas INDEP punimi ka gjetur shuma totale të parapara për këtë masë, me vetëm 10.43 milionë euro te cilat janë alokuar deri më tani.
Gjithashtu sipas Instituti për Politika Zhvillimore është konstatuar që nevojitet dinamikë më e shtuar dhe bashkëpunim më i madh në mënyrë që synimet e masës 2.1 të zbatohen.
INDEP i ka rekomanduar Qeverisë disa pika se si mund të realizohet ky punim:
• Qeveria e Kosovës duhet të monitorojë me kujdes të shtuar procesin e marrjes së kredive dhe shfrytëzimit të tyre.
• Rekomandojmë që cilado pako e ardhshme e ringjalljes apo rimëkëmbjes që do të dizajnohet, të ketë në qendër konsultimin publik me palët e interesuara.
• Monitorimi i Pakos së Ringjalljes Ekonomike do të duhej të pasohej me një uebfaqe apo mekanizëm. Përmes kësaj uebfaqe apo mekanizmi, do të rritej niveli i transparencës, do të informoheshin më shpejtë dhe më lehtë qytetarët, shoqëria civile dhe të gjithë akterët e tjerë të përfshirë në këtë proces.
• Qeveria e Kosovës duhet të bëjë një kampanjë informimi më të intensifikuar rreth aplikimit dhe përfitimit nga masat e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.
• Kategoritë e bizneseve përfituese nga nënmasa 2.1. Subvencionimi i kredive investive duhet të rriten. Përpos kategorive që aktualisht janë përfituese nga kjo nënmasë, edhe bizneset tjera të cilat janë dëmtuar si shkak i pandemisë COVID-19 duhet të përfshihen në këtë mbështetje që ofrohet nga kjo nënmasë.
• Në mënyrë që rimëkëmbja të jetë e gjelbër dhe të jetë një forcë reformuese e uljes së ndotjes dhe transformimit të gjelbër të sistemeve energjetike dhe mjedisore, një vëmendje e shtuar duhet t’u kushtohet masave që kursejnë energjinë, ndryshojnë trendet e konsumit të energjisë dhe kërkesën për energji etj.
Për të lexuar punimin e plotë, klikoni këtu: https://indep.info/ringjallja-permes-kredive-pritjet-dhe…/
Ky publikim u mbështet nga Balkan Trust for Democracy (BTD), një projekt i Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan përmes USAID-it. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Balkan Trust for Democracy, Fondit Gjerman Marshall, USAID-it apo të Qeverisë Amerikane.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...