Lajme

Rindërtimi në Durrës/ 150 shtëpi gati për Vitin e Ri

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 05 October 2020

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot se 150 shtëpi për familjet e mbetura pa strehë në natën tragjike të 26 nëntorit do jenë gati për Vitin e Ri në Xhafzotaj të Durrës.

“Rindërtimi vazhdon. Shtëpitë e familjeve të Qenan Xhaferr Bubeqit në Xhafzotaj dhe të Ismail Abdulla Xoxi, Abaz Adem Guzi dhe Mus Hysen Qema në Koxhas, si edhe plot 146 të tjera në Xhafzotaj, Durrës për familjet e mbetura pa strehë natën tragjike të 26 nëntorit, do t’i bëjmë gati për Vitin e Ri”, tha Rama.

“Qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani”, u shpreh Rama.

-Advertisement-

Në bashkinë Durrës do të rindërtohen 904 banesave individuale të dëmtuara në mënyrë të pariparueshme nga tërmeti i nëntorit. Gjithashtu 10610 familje kanë përfituar nga granti i rikonstruksionit DS1-DS2-DS3 dhe shumë prej tyre janë në përfundim të riparimeve të shtëpive të tyre./atsh

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera