Lajme

Rimëkëmbja e PDK-së – Gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani zbulon se çfarë mashtrimi bëri PDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 17 January 2021

Gazetari i ekonomisë, Zekirja Shabani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka treguar që PDK nuk guxon ta rrisë pagën minimale në 300 euro, për shkak të veteranëve, shkruan Insajderi.

Shabani, ka treguar se pagesa e veteranëve është e lidhur direkt me pagën minimale, e cila aktualisht është 170 euro dhe se sipas tij, derisa nuk pastrohen listat e veteranëve, sipas ligjit, ata duhet të paguhen sa paga minimale.

“Pagesa e veteraneve është e lidhur direkt me pagën minimale, e cila aktualisht eshte 170 euro, dhe derisa nuk pastrohen listat e veteraneve, ligji e thotë se veteranet duhet te paguhen sa paga minimale. Një rritje e tille, do t’i kushtonte buxhetit afro 200 milionë euro vetëm për veteranet”, ka shkruar Shabani.

-Advertisement-

Ai po ashtu ka thënë se buxheti i Kosovës nuk mund ta përballojë një pagesë të tillë shtesë, dhe sipas tij, këtë e dinë shumë mirë Bedri Hamza.

“PDK nuk besoj se eshte e gatshme ta sfidoje veten me veteranet”, ka përfunduar ai.

PDK nuk guxon ta rris pagen minimale ne 300 euro

PDK sot e paska shpalose si pjese te planit ekonomik rritjen e pages…

Posted by Zekirja Shabani on Sunday, January 17, 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera