Rikthimi në vendlindje: Festivali Sunny Hill është shndërruar në rikthimin më të madh të diasporës shqiptare
Autori: Gazeta inFokus
13:16 | 03 July 2026
Çdo verë, Festivali “Sunny Hill” e kthen Prishtinën në një epiqendër gravitacionale për diasporën shqiptare. Familje të shumta që tashmë kanë jetën e tyre në Zvicër, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përtej, kthehen në shtëpi për festivalin – dhe sjellin me vete prindërit e tyre, fëmijët dhe miqtë.
Kjo ardhje është sa një rikthim në vendlindje, aq edhe një festë muzike. Ndjekësit e festivalit qëndrojnë më gjatë, shpesh duke e zgjatur qëndrimin e tyre për më shumë se dy javë, duke mbushur kështu hotelet, vendet që lëshohen me qira, dhe duke shpenzuar nëpër restorante, dyqane e shërbime të tjera. Për shumë familje, festivali është kthyer në pikën drejtuese të kalendarit, si java që do të jenë në shtëpi.
Kjo lidhje është edhe në ADN-në e vet festivalit. Festivali është themeluar nga pop-artistja e njohur Dua Lipa, që vetë vjen nga Kosova, dhe nga babai i saj, Dukagjin Lipa. Festivali që mbahet në Prishtinë sjell vizitorë nga më shumë se 60 vende të botës.

Ardhja e diasporës sjell edhe ndikim në ekonomi. Hulumtimet mbi ndikimin e festivalit thonë se ai sjell rreth 22 milionë euro çdo edicion, pasi që vizitorët e huaj harxhojnë për bileta, akomodime, ushqime dhe shpenzime të tjera të përditshme, duke dërguar shumën e investimit rreth 50 milionë euro kur llogariten shpenzimet e të gjithë familjes.
“Java e festivalit është java kur të gjithë kthehen në shtëpi”, thotë bashkëthemeluesi i festivalit, Dukagjin Lipa. “Shohim familjarët që takohen njëherë në vit, dhe ajo ndodh gjatë festivalit, madje dhe në turmën e festivalit dëgjon çdo gjuhë të vendeve nga vjen diaspora jonë. Ne e bëjmë çdo vit festivalin, edhe për këtë arsye, që pavarësisht se ku jeton, çdo herë do të kesh një arsye për t’u kthyer në Kosovë”.
Biletat treditore të rregullta dhe ato VIP janë tani në shitje, rekomandohen rezervimet e hershme për diasporën dhe vizitorët ndërkombëtarë.
Për bileta, paketa të plota të udhëtimit apo informata shtesë vizitoni: www.sunnyhillfestival.com.

T� tjera
-
Rama: Ndryshim-ligji për Specialen nuk është i PDK’së, është për vlerat e luftës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka deklaruar s...
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...































