Rikthimi i shtetësisë/ Kurti kalkulon sërish në votat e diasporës
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 25 July 2024
Janë qindra qytetarë të cilët gjatë vitit heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.
Vetëm gjatë periudhës tre mujore, prill-qershor 2024, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) të Kosovës, 271 qytetarë kanë kërkuar t’i hiqet shtetësia.
“Nga muaji prill e deri në muajin qershor 2024 në Divizionin e Shtetësisë janë marrë 271 vendime për lirim nga shtetësia. 260 vendime kanë qenë pozitive, 11 negative dhe 232 kërkesa”, thuhet në raportin e MPB-së, raporton Front Online.
Bazuar në të dhënat e MPB-së, më së shumti bashkatdhetarë që jetojnë në Gjermani kanë kërkuar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Pas Gjermanisë, renditet Austria.
“136 vendime pozitive për lirim nga shtetësia ka pasur nga shteti i Gjermanisë, ndërsa nga Austria 78 vendime. E treta në listë pason shteti slloven me 17 vendime pozitive, ndërsa nga Mali i Zi 13 vendime”.
Por, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka marrë vendim që t’i mundësojë kthimin e shtetësisë së Kosovës, të cilët kanë hequr dorë më herët nga shtetësia e vendit ku kanë lindur.
Qeveria ka njoftuar se nga 370 euro sa ishte tarifa, mërgimtarët tani mund ta rikthejnë shtetësinë e Kosovës pa asnjë pagesë.
Hoxha: Qeveria “Kurti” po merr vendime për mërgimtarët veç për vota në prag të zgjedhjeve
Ky vendim i Qeverisë “Kurti” është kritikuar nga opozita e ish-zv.ministra të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ish-zv-ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha në një prononcim për Front Online ka thënë se pushteti aktual këto vendime për mërgimtarët po i merrë për përfitimin e votave në prag të zgjedhjeve.
Ai thotë se ky vendim ani pse është në të mirë të qytetarëve është në dëm të buxhetit të shtetit.
“Janë vendime të ligjshme dhe përfitojnë qytetarët. Duke pasur për bazë periudhën që pritet për disa muaj të jemi në zgjedhje është e pritshme që të ketë një dozë të përfitimit politik për vota si për heqjen e polices dhe për vendimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë, kjo e dëmton buxhetin e shtetit por ky është vendim i Qeverisë”, u shpreh Hoxha.
Deputetja e PDK-së: Qeveria “Kurti” diasporën e sheh vetëm si votë dhe monedhë
Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për Front Online lidhur me vendimin e Qeverisë për largimin e tarifës për rikthimin e shtetësisë së Kosovës.
Deputetja Musliu-Shoshi ka kritikuar pushtetin aktual, duke thënë se diasporën e sheh vetëm si votë.
Ajo thotë se Qeveria as shërbimet bazë nuk jua ka ofruar diasporës.
Sipas saj, udhëheqja e kësaj qeveria ka quar deri në zbehjen e dëshirës për ardhjen e tyre në Kosovë.
“Kjo qeveri edhe diasporën provon ta manipulojë, por në fakt as shërbime bazë nuk ju ka ofruar, përkundrazi! Mërgimtarët tanë është dashur të presin me muaj të tërë për dokumente udhëtimi, d.m.th. shërbimet konsulore kanë qenë në pikën më të dobët e mos të flasim që ka pas edhe mungesë të prodhimit të pasaportave e janë detyruar që edhe për raste emergjente familjare të mos kenë mundësi te vijnë. E ka zbehë arsyen dhe dëshirën e diasporës që të na vizitojnë, ka thënë ajo.
Të tjera
-
“100 marrëveshjet e nënshkruara”, bizneset kërkojnë nga qeveria e Kosovës dhe Shqipëria bashkëpunim
Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë kanë nënshkruar mbi 100 marrëveshje e shumë ...
-
BE-ja dhe Qeveria “përplasen” për masat ndaj Kosovës
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i është përgjigjur një kërkese të kryeministr...
-
Kosovarit i vidhen rreth 1 mijë shpezë nga ferma, vlera 15 mijë euro
Një fermë në Fushë Kosovë është grabitur nga hajnat. Pronari e ka lajmëruar p...
-
Politikani serb që jeton në veri: Serbët e Kosovës po kërcënohen dhe shkarkohen me urdhër nga Serbia
Aleksandar Arsenijeviq, politikan lokal nga Veriu i Kosovës, ka akuzuar drejt...
-
Rrạhen mes vete vëllezërit në Junik, arrestohen
Dy vëllezër rrahen mes vete në Junik. Sipas policisë të dyshuarit janë arr...
-
Rutte: NATO e mbështet procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Sërish në paraqitjen para mediave Kosova është përmendur nga Sekretari i Përg...
-
Vëllau rrạh motrën në Lipjan
Një femër kishte raportuar në polici se ishte rrahur nga vëllau i saj. Sip...
-
Gruaja në Prishtinë lajmëron burrin në polici, i shkoi te puna dhe tentoi ta rrἴhte
Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kisht...
-
Mbi 2600 gjoba trafiku brenda 24-orëve
Policia e Kosovës nuk i ka kursyer aspak shoferët e automjeteve gjatë ditës s...
-
Theret me thiḳë një i mitur në Podujevë, pëson lëndime të rënda
Një i mitur është therur në Podujevë nga një i mitur tjetër. Sipas raporti...
-
Policia tregon çka u gjet gjatë kontrollit në komunën paralele për Skenderajn në veri
Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderaj...
-
Pacolli – zëdhënësit të qeverisë: Pyete Kurtin e Osmanin, me kërkesë të tyre fola me Radoiçiqin për zgjedhjen e presidentes
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka kërkuar zëdhënësit të Qeverisë, Përpa...