Lajme

Rikthimi i furnizimit me ujë në Lagjen Dardania, parashihet rreth orës 18:00-18:30

Autori: Gazeta inFokus 17:18 | 17 January 2021

Kompania Rajonale e Ujësjelljësit “Prishtina”, përmes një njoftimi në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se janë duke punuar për furnizim me ujë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Kjo kompani thotë se punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30.

Ky është njoftimi:

-Advertisement-

Prishtinë, 17 janar – Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Dardania” në Prishtinë, fillimisht kërkojmë ndjesë për pritjen tuaj që të iu vie sa më shpejtë uji në kroje.

Ju njoftojmë se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën ” Garibaldi” dhe te ” Santea”.

Kur kemi intervenime në gypa të mëdhenj, parashikimi i saktë i përfundimit të sanimit është i pamundur, sepse përgjatë procesit të punimeve, atëherë kur natyra e defektit është më e ndërlikuar, mund të dalin probleme dytësore nëntokësore.

Sipas informacioneve nga terreni, punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30.

Në moment që uji vjen, leni rubinetat hapur për pak kohë.

Është e domosdoshme kur ka punime në rrjet.

Faleminderit për mirëkuptim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera