Sport

Rikthehet Superliga, këto janë ndeshjet e kësaj fundjave

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 20 November 2020

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë javë, pas pushimit që patën për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Të shtunën luhen tri takime mjaft interesante, në kuadër të javës së 13-të.

Besa pret Dritën nesër në Pejë.

-Advertisement-

Pejanët gjenden në pozitën e fundit në tabelë me vetëm 6 pikë, kurse Drita në vendin e dytë me 23 pikë, me vetëm 3 pikë larg vendit të parë.

Përballja tjetër është ajo mes Feronikelit dhe Arbërisë.

Nikli i bën konak Arbërisë në ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Të drejtuarit e Klodian Duros gjenden në pozitën e tetë me 12-të pikë, kurse Arbëria në pozitën e gjashtë me 14 pikë.

Sfida e fundit e të nesërmes është mes Gjilanit dhe Drenicës.

Klubi nga Anamorava gjendet në pozitën e tretë me 20 pikë, kurse Drenica më dy pikë më pak radhitët e katërta.

Kurse dita e dielë vjen me dy duele.

Prishtina pret Trepçen ’89 në kryeqytet.

Plisat aktualisht janë në vendin e pestë me 15 pikë kurse mitrovicasit në të shtatin me 14 pikë.

E xhiroja e fundit është ajo mes Ballkanit dhe Llapit.

Suharekasit duken të pandalshëm këtë sezon duke mbajtur kreun e tabelës me 26 pikë, kurse Llapi këtë sezon nuk ka treguar aspak karakter të fortë, duke u pozicionuar në nënta me 8 pikë.

Më poshtë gjeni orarin e gjitha ndeshjeve të kësaj fundjavë./Gazeta inFokus/

Të shtunën:

Besa – Drita, 13:00

Feronikeli – Arbëria, 13:00

Gjilani – Drenica, 13:00

Të dielën:

Prishtina – Trepça ’89, 13:00

Ballkani – Llapi, 13:00

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera